Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Lapaj bën kallëzim penal në SPAK për keqadministrimin e sektorit të naftës: Kemi prova dhe fakte, po trajtohet si “mall pa Zot”!

20:15 / April 20, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lapaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka bërë sot një kallëzim penal në SPAK për naftën në Shqipëri, duke denoncuar keqadministrimin e këtij sektori.

Lajmin e dha vetë Lapaj për ndjekësit e tij përmes një videoje në Facebook, ku pretendoi se ka prova dhe fakte që vërtetojnë sipas tij, keqadministrimin e sektorit të naftës

Ai kritikoi faktin që nafta në vendin tonë ‘derdhet lumenjve si “mall pa Zot” ndërkohë që qytetarët paguajnë ndër çmimet më të shtrenjta në botë.

“Kjo është një gjendje që duhet të marrë fund e përgjegjësit duhet të përgjigjen para ligjit” thotë Lapaj. 

Deklarata e plotë e Adriatik Lapajt në Facebook:

“Kallëzim penal për naftën në Shqipëri. Bashkë me ekipin e lëvizjes Shqipëria Bëhet kemi përgatitur provat dhe faktet për SPAK lidhur me keqadministrimin e sektorit të naftës. Nafta në vendin tonë derdhet lumenjve si ‘mall pa Zot ‘ndërsa ne paguajmë një ndër çmimet më të shtrenjta në botë. Nga komunikimet tona me Agjensinë Kombëtare të Burimeve Natyrore rezulton se për vitet 2004-2023 janë nxjerrë nga nëntoka shqiptare vetëm nga koncesionarët private, 15.054.451 ton naftë, ndërkohë që për vitet 2023-2024, mbi 1.2 milion ton naftë bruto. Miliona ton naftë të tjera janë derdhur dhe derdhen lumenjve e përrrenjve të këti jvendi duke ndotur tokën dhe detin tonë. Kjo është një gjendje që duhet të marrë fund e përgjegjësit duhet të përgjigjen para ligjit” thotë Lapaj në videon e tij shpjeguese

administrimin KALLEZIM lapaj Naftes spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.