Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Operatori i Blerjeve të Përqendruara kursen 40 milionë euro për buxhetin e shtetit në dy vite funksionim

10:03 / April 21, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1551
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka arritur t’i kursejë Buxhetit të Shtetit 40 milionë euro gjatë dy viteve të funksionimit të tij. Në këtë mënyrë, OBP vijon të forcojë rolin e tij si një institucion kyç për rritjen e eficiencës, transparencës dhe konkurrencës në prokurimin publik në Shqipëri.

Gjatë kësaj periudhe, OBP ka zhvilluar 1,163 procedura prokurimi, me një vlerë totale fondesh të prokuruara që tejkalon 400 milionë euro. Këto rezultate dëshmojnë jo vetëm volumin e lartë të aktivitetit, por edhe ndikimin konkret në përmirësimin e menaxhimit të financave publike.

Përveç kursimeve financiare, OBP ka sjellë përfitime të rëndësishme për administratën publike dhe tregun, përfshirë rritjen e numrit të procedurave, reduktimin e kohës së zhvillimit të tyre, unifikimin e specifikimeve teknike dhe çmimeve, si dhe dixhitalizimin e proceseve përmes platformave dhe mjeteve të dedikuara.

Një element i rëndësishëm i këtij transformimi është rritja e konkurrencës dhe transparencës. Aktualisht, rreth 600 operatorë ekonomikë janë të regjistruar për të marrë njoftime automatike për procedurat e OBP, duke ndikuar në rritjen e pjesëmarrjes dhe zgjerimin e bazës së konkurrencës. Paralelisht, një numër në rritje institucionesh po përdorin katalogët e OBP në mënyrë vullnetare, duke reflektuar besimin në këtë model të centralizuar.

Në drejtim të prokurimit të qëndrueshëm (ESG), OBP ka ndërmarrë hapa konkretë për integrimin e kritereve sociale dhe mjedisore. Vetëm gjatë vitit 2025 janë zhvilluar 41 procedura të prokurimit të qëndrueshëm, që përbëjnë 7% të procedurave të zhvilluara nga OBP. Ndërkohë, në kuadër të prokurimit social janë zhvilluar 16 procedura, ku është kërkuar që të paktën 5% e punonjësve të jenë punëkërkues të papunë. Në bashkëpunim me AKPA, operatorët ekonomikë kanë deklaruar mbi 350 punëkërkues për punësim në kontratat publike.

Rezultatet e arritura konfirmojnë se prokurimi i përqendruar është një mekanizëm efektiv për përdorimin më të mirë të fondeve publike, rritjen e transparencës dhe standardizimin e procedurave. OBP mbetet i angazhuar për të vijuar përmirësimin e proceseve dhe për të forcuar më tej rolin e tij si një model modern i administrimit publik në shërbim të institucioneve dhe qytetarëve.

buxhetit të shtetit kursen operatori i blerjeve të përqendruara
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Mos u merrni me protestuesit, por me përfituesit e turlillojshëm”, Rama nxjerr foton e protestueses: ‘Motra’ e gjeneralit famëkeq të Teheranit, krah saj është Ahmedinegjadi dora vetë

11:33 / June 25, 2026

Policia reagon për rastin në Akademinë e Sigurisë: 60 kursantë morën ndihmë mjekësore/ Po hetohen shkaqet

11:21 / June 25, 2026

“Shqipëria e Re” me Kushtetutën e Vjetër

11:06 / June 25, 2026

Komisioni i Reformës Territoriale kërkon praninë e Veliajt në dëgjesën e 30 qershorit

10:03 / June 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.