Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ish-banorët ballafaqohen në ‘Post-BBVIP’, Miri: Ia lash skenën fitueses!

22:22 / April 21, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
post bbva
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-banorët e Big Brother VIP 5 kanë pasur mundësi mbrëmjen e sotme të ballafaqohen me njëri-tjetrin në ‘Post Big Brother VIP’.

Selin u shpreh se nuk e kishte projektuar kurrë veten e saj si fituese, ndërsa pjesë e planit të saj për këtë reality show ishte vetëm një rrugëtim sa më i gjatë.

Nga ana tjetër, 3 finalistët e tjerë, Rogerti, Miri dhe Selin, kanë shprehur mendimin e tyre për fituesen e këtij edicioni.

Pjesë nga diskutimi:

Selin: E para kam pasur shumë problem me gjumin, nuk ndihesha mirë. 24 orët e para nuk kam prekur telefon me dorë. Mami ju bën të fala. Nuk është se patëm mundësi të flisnim shumë, isha e ngarkuar me emocione. Mami ishte e qetë dhe e gëzuar. Nuk më bëri asgjë përshtypje kur mora telefonin, kam lexuar çdo gjë. Isha kurioze të dëgjoja dhe lexoja mendimin e çdo personi. Nuk e kam menduar asnjëherë. Dëshira ka qenë që rrugëtimi të ishte sa më i gjatë.

Nuk e kisha projektuar kurrë veten si fituese. Jam shumë e lumtur dhe po mundohem që ato emocione t’i mbaj edhe për ditët në vijim. Kam marrë një mbështetje shumë të madhe. Ka pasur një mesazh që e prisja shumë gjatë. Ishte mesazhi i një personi me të cilin unë kam ndarë jetën time artistike. Mesazhin e tij e kam lexuar të parin. Në një moment u ktheva për t’i dhënë dorën Mirit, por nuk ishte në skenë.

Miri: Unë ia lash skenën fituese. Shkova te vajza dhe bashkëshortja. Doja t’i tregoja dashurinë time. Doja t’i jepja ndjesinë që ne kemi fituar gjithçka përveç çmimit. Përderisa publiku ka vendosur t’ia japë fitoren Selin, ishte e merituar.

Mateo: Unë nuk mund të dal kundër votave të publikut. Ndoshta nuk fitova 100 mijë euro, por fitova dashurinë e publikut. Unë e kam marrë fitoren time.

Rogerti: Fituesja nuk e meritonte. Meqë ky ka qenë një nga edicionet më ofenduese, duke qenë unë diplomati më i madh, Miri duhet ta fitonte sepse ka ofenduar më pak, ka sakrifikuar më shumë. Një person që më ka mallkuar djalin, ai nuk duhet të ishte fitues, por Miri.

Mateo: Mendoj se Miri dhe Rogerti nuk e kanë merituar finalen. E kanë merituar të tjerë më shumë. Brikena e para.

Miri: Ti, Mateo, nuk ke dalë akoma nga loja.

Mateo: Kush ishin pjesë e lojës tënde, kërcënimet? Hajde, Miri, mi shpjego pak. Ju më keni kërcënuar.

ballafaqim banoret BBVA miri selin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.