Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga pjesëmarrja në Forumin e Delphi-t tek takimi me shqiptarë, Rama publikon foto-albumin nga Athina

08:27 / April 23, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1714
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka publikuar sot në 23 prill një foto-album nga vizita e tij në Athinë gjatë ditës së djeshme.

Kreu i qeverisë ka ndarë fotografi nga takimi miqësor që pati me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis, nga Forumi Ekonomik i Delphi-t dhe nga takimi që ka pasur me shqiptarë që jetojnë në vendin fqinj.

“Mirëmëngjes dhe me foto-albumin e një dite të ngrohtë në Athinë e në Delphi, ku mbrëmja u mbyll përmes një rruge, ku u mblodhën si me magji plot shqiptarë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Fotoalbumi

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri në Forumin e Delphi-t u shpreh se Shqipëria nuk ka qenë kurrë kaq pranë anëtarësimit në Bashkimin Europian.

I pyetur se përse nga vendi janë larguar 500 mijë shqiptarë gjatë qeverisjes së tij, përgjigja e Ramës ishte kjo: “Nuk është shifër e saktë, por po, shqiptarët kanë vazhduar të largohen dhe mendoj se është normale për një vend që ka kaluar 50 vjet izolimi të plotë”, u përgjigj kryeministri.

Më tej, ai foli me shifra sa i takon rritjes ekonomike, duke u ndalur te prodhimi i brendshëm bruto, investimet e huaja e deri te rritja rekord e numrit të turistëve.

Vlerësoi maksimalisht raportin mes Shqipërisë e Greqisë, teksa sqaroi edhe ngërçin me pronat.

“Problemi me pronën edhe në zonat ku ka qytetarë etnikë grekë nuk është aspak ndryshe nga problemet që kanë qytetarët shqiptarë në të njëjtën zona apo kudo tjetër. Është thjesht një problem shqiptar, që po e trajtojmë! Për shkak se kemi një nivel mjaft të rëndësishëm të kuptuari e respekti për pakicën greke, që është një thesar kulturor, ne ju kemi kushtuar vëmendje të posaçme. Këtu dua të përgëzoj Mitsotakis, që ka qenë vërtet këmbëngulës për këtë. Ju jeni në krye të një gazete të madhe, ata mund të vijnë dhe të marrin informacione, do të ishte me vlerë nëse bëni një raportim të saktë me fakte që do ua vëmë në dispozicion”, deklaroi Rama.

athina fotoalbumin publikon Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.