Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

UEFA flet shqip. Shqipëria, e përfaqësuar në 8 komisione të ndryshme

15:29 / June 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
uefa 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria, gjithmonë e më shumë është bërë pjesë e UEFA-s, e kjo jo vetëm për faktin e zgjedhjes së presidentit të Federatës shqiptare të Futbollit, Armand Duka, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të qeverisë europiane të futbollit, në shkurt të këtij viti.

Në riformatimin e komisioneve të ndryshme, që UEFA ka vendosur të bëjë për një afat kohor 2019-2023, FSHF është e përfaqësuar në 8 komisione të ndryshme nga disa anëtarë me poste të rëndësishme të saj.

Në komisionin “Hat Trik”, presidenti i FSHF-së Armand Duka është zgjedhur nënkryetar. Gjithashtu, postin e nënkryetarit, presidenti i futbollit shqiptar e mban edhe në komisionin e Stadiumeve dhe të Sigurisë.

Në komisionin Juridik është zgjedhur Artan Hajdari, anëtar i Komiteti Ekzekutiv në FSHF. Në tjetër anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Arben Dervishaj, gjithashtu përgjegjës për investimet në infrastrukturë në futbollin hqiptar, është zgjedhur anëtar i Panelit të Ndërtimit dhe Menaxhimit të Stadiumeve.

Në komisionin e Medias, anëtar është zgjedhur Gazmend Malo, shef i zyrës së Marketingut në FSHF, ndërkohë që presidenti i ri i Ligës, Edvin Libohova është zgjedhur anëtar në komitetin e Përgjegjësisë Sociale dhe Fair Play.

Anëtar në panelin e Konventës së Arbitrimit është zgjedhur shefi i sektorit të Gjykimit pranë FSHF-së, Sokol Jareci, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Federatës shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku është përzgjedhur si anëtar në komitetin e Futbollit.

Gjithashtu Aldi Topçiu, shefi i zyrës Juridike të FSHF-së, mban statusin e oficerit të Integritetit, pjesë e grupeve të punës së UEFA-s për ndeshjet e dyshuara për trukime.


Shqiperia uefa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Konferenca Ndërqeveritare, Kos: Shqipëria një hap më pranë mbylljes së negociatave

21:19 / October 13, 2026

Shqipëria, më pranë anëtarësimit/ Marta Kos: Vendet kandidate po japin rezultate, ne duhet të përmbushim detyrimet ton

11:15 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.