Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Hormuzi i mbyllur/ 2400 marinarë të bllokuar, tensionet rrisin më tej çmimet e hidrokarbureve

13:51 / April 27, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2034
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çmimet e naftës kanë vazhduar të rriten pasi bisedimet e paqes ngecën dhe ngushtica e Hormuzit mbetet praktikisht e mbyllur.

Rreth 2,400 marinarë mbeten të bllokuar në mbi 105 anije-cisterna në ngushticën e mbyllur të Hormuzit, sipas një shoqate tregtare të industrisë së tankerëve. Irani ka deklaruar se kjo rrugë detare strategjike, përmes së cilës kalon rreth 20% e naftës dhe gazit të lëngëzuar në botë, nuk mund të rihapet për shkak të “shkeljeve të hapura të armëpushimit” nga SHBA dhe Izraeli.

Duke folur për programin “Today” të BBC-së, drejtori menaxhues i shoqatës Intertanko, Tim Wilkins, tha se kjo situatë ka lënë ekuipazhet të bllokuara pranë brigjeve të Iranit. Ai theksoi se në bord ka një “nivel të madh ankthi, stresi dhe lodhjeje”, ndërsa ekuipazhet duhet të përballojnë furnizimet bazë si ushqimi dhe uji, si dhe çështje praktike si menaxhimi i mbetjeve.

“Shumë prej tyre janë të bllokuar pa asnjë siguri se kur do të mund të kthehen në shtëpi”,shtoi ai. Pavarësisht një marrëveshjeje armëpushimi mes Iranit dhe SHBA-së, përplasjet kanë vijuar në rrugët ujore të rajonit. Javën e kaluar, Irani njoftoi se kishte sekuestruar dy anije transporti për “inspektim”, ndërsa anije të tjera raportuan sulme gjatë përpjekjes për të kaluar nëpër ngushticë.

Ndërkohë, SHBA ka ndaluar disa anije pasi vendosi një bllokadë ndaj trafikut detar që hyn dhe del nga portet iraniane më 13 prill.

bllokuar hormuzi marinarë tensionet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.