Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shpallet i pafajshëm ish-Shefi i Rrugores në Tiranë, vendimi për vartësit e tij

13:45 / April 28, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2105
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka shpallur të pafajshëm ish-Shefin e Policisë Rrugore në Tiranë, Roven Zeka. Ky i fundit akuzohej për “korrupsion pasiv”, vepër penale që nuk është provuar ta ketë kryer.

Siç raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci, për të pandehurit e tjerë janë dhënë këto masa dënimi:

Edison Tabaku (oficeri i policisë gjyqësore) është dënuar me 3 vite burg, me gjykimit të shkurtuar reduktohet në 2 vite burg

Sokol Navaku (Ish-Shefi i hetimit të aksidenteve) është dënuar gjithashtu me 3 vite burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohet në 2 vite, dënim i cili është konvertuar në shërbim prove.

Shtetasi E.G., është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohet në 1 vit burg, duke u konvertuar në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare

Shtetasi B.B., është shpallur fajtor për veprën penale të “moskallëzimit të krimit” dhe është dënuar me 1 vit burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohet në 8 muaj, dënim i konvertuar në shërbim prove

Zeka dhe dy vartësit e tij u arrestuan me udhër të SPAK në prill të vitit të shkuar, të dyshuar për korrupsion pasiv. Sipas Prokurorisë së Posaçme, dyshohej se ata i kishin marrë një shumë parash një gruaje, e cila ishte përfshirë në një aksident rrugor me pesë të plagosur në kryeqytet, ngjarje e ndodhur më 16 prill 2025. SPAK argumentonte asokohe se oficerët e policisë rrugore i kishin kërkuar familjarëve të drejtueses së automjetit pagesën prej 2 mijë eurosh.

Në korrik të 2025-ës, Zeka fitoi lirinë për arsye shëndetësore, pasi dëmtoi legenin në qeli. Jo më larg se para dy muajsh, Prokuroria e Posaçme relatoi konkluzionet përfundimtare mbi çështjen, duke kërkuar dënimin me 4 vite heqje lirie për ish-Shefin e Qarkullimit Rrugor.

Ish-shefi rrugores pafajshëm shpallet Tiranë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.