Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Tatimet publikojnë rregullat e reja në deklaratat vjetore

22:40 / April 28, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tatimet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas përfundimit të procesit të dorëzimit të rreth 320 mijë deklaratave vjetore për vitin 2025, përkatësisht TAK, TAPB dhe DIVA, Administrata Tatimore, në kuadër të përmirësimit dhe thjeshtimit të mëtejshëm të këtij procesi për periudhat në vijim, informon tatimpaguesit mbi disa risi dhe rregulla të rëndësishme që lidhen me plotësimin e deklaratave.

Deklaratat e implementuara përfshijnë rregulla më të qarta dhe më të strukturuara, me synim rritjen e saktësisë dhe transparencës në raportimin fiskal.

Nga përvoja e këtij procesi dhe problematikat e evidentuara, Tatimet rikujtojnë tatimpaguesit mbi detyrimin ligjor për plotësimin e deklaratave në mënyrë të saktë dhe korrekte.

Risia kryesore në deklarimin e të ardhurave personale përmes DIVA për vitin 2025 është paraplotësimi i deklaratës. Ajo tashmë paraqitet e paraplotësuar me të dhëna të marra nga deklaratat e tatimit në burim dhe listëpagesat ku individi rezulton i përfshirë gjatë vitit që po deklarohet. Kjo risi, e shoqëruar me kontrolle automatike në sistem, ka sjellë lehtësira të konsiderueshme për individët, duke rritur saktësinë e të dhënave, duke thjeshtuar procedurën dhe duke kursyer kohë në deklarim.

Megjithatë, problematikat e konstatuara lidhen kryesisht me pasaktësi në plotësimin analitik të deklaratave të tatimit në burim, në zbatim me kërkesat ligjore. Këto pasaktësi sollën mospërputhje mes të dhënave të deklaruara dhe atyre të reflektuara në DVAP/DIVA, si dhe vështirësi për individët në verifikimin, plotësimin dhe korrigjimin e deklaratave të tyre.

Duke marrë parasysh këtë, deklarimi i tatimit në burim duhet të kryhet në mënyrë të saktë dhe analitike, për çdo individ që ka marrë pagesa përfituesi, për të shmangur pasaktësitë që mund të ndodhin si rezultat i një deklarimi të paqëndrueshëm.

Tatimpaguesit duhet të sigurohen që të deklarojnë të dhënat në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në mënyrë të detajuar, duke shmangur deklaratat e përgjithshme apo të pasakta.

Mosdeklarimi analitik dhe të saktë i tatimit në burim mund të dëmtosh të drejtën e individëve për një raportim të saktë dhe të vërtetë në DIVA.

Kjo mund të sjellë pasaktësi në të dhënat e paraplotësuara, duke e bërë më të vështirë për individët të verifikojnë dhe korrigjojnë deklaratat e tyre. Mungesa e saktësisë mund të çojë gjithashtu në penalizime nga Administrata Tatimore.

Administrata Tatimore bëri thirrje për të gjithë tatimpaguesit që kanë dorëzuar deklarata të pa saktë ose jo analitike të rishikojnë dhe korrigjojnë deklaratat e tyre, në përputhje me legjislacionin dhe rregullat në fuqi.

Kjo është një mundësi për të shmangur penalitete dhe për të përmirësuar cilësinë e vetëdeklarimit, si dhe për të forcuar vetëpërmbushjen dhe saktësinë në procesin e deklarimit.

Ky detyrim për të kryer një deklarim të saktë dhe analitik vlen për të gjithë tatimpaguesit, përfshirë bizneset private, institucionet dhe entet publike.

Administrata Tatimore thekson se zbatimi korrekt i rregullave të deklarimit ndihmon në përmirësimin e shërbimeve fiskale, për rritjen e transparencës, dhe minimizimin e mundësive për gabime, të cilat mund të ndikojnë negativisht në të dhënat dhe sistemin e administratës tatimore.

deklarata publikim rregulla Tatimet vjetore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.