Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Trump paralajmëron Iranin për sulme: Merrni masa, do të vijojmë me bllokadën në Hormuz

20:38 / April 29, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1777226229 Trump41024x576
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar një fotografi me automatik në dorë në rrjetet sociale dhe ka kërcënuar Iranin duke paralajmëruar që të ‘marrin masa’. Në përgjigje të këtij paralajmërimi të Trump, Teherani ka njoftuar se do të ndërmarrë veprime të papara ushtarake kundër bllokadës amerikane në portet iraniane në Ngushticën e Hormuzit.

Media shtetërore iraniane Press Tv raportoi se Irani nuk ka vepruar për momentin për t’i dhënë një shans diplomacisë, por theksoi se SHBA-të “duhet të presin së shpejti një lloj tjetër përgjigjeje ndaj bllokadës detare të vazhdueshme’.

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Pete Hegseth ka dalë sot përpara Komitetit të Shërbimeve të Armatosura ku ka dhënë llogari për luftën me Iranin. Hegseth ka deklaruar se deri më tani lufta me Iranin i ka kushtuar SHBA-së plot 25 miliardë dollarë.

Trump deklaron se do të vijojë të mbajë bllokadën detare të Iranit derisa regjimi të bjerë dakord për një marrëveshje që adreson shqetësimet e Uashingtonit  në lidhje me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për Axios kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se beson që bllokada është disi më efektive sesa bombardimi.

Për momentin Trump e konsideron mbajtjen e bllokadës për anijet iraniane në Hormuz si levën e tij kryesore të presionit. Sipas Axios, nëse Irani vazhdon të rezistojë, presidenti amerikan do të merrte në konsideratë veprime ushtarake.  

Në fjalimin e tij gjatë darkës shtetërore në Shtëpinë e Bardhë për King Charles III, Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara e kanë “mposhtur ushtarakisht” Iranin.

Zëdhënësi i ushtrisë iraniane, Mohammad Akraminia, deklaroi në një video të transmetuar nga Al Jazeera se Irani nuk e konsideron “të përfunduar luftën”. Pikëpyetjet për një marrëveshje mbeten pasi palët dështuan të takohen për një raund të dytë negociatash.

bllokaden hormuz iranin paralajmeron Sulme trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.