Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Nga konfiskimi te solidariteti, Lamallari: 150 mijë euro të konfiskuara nga krimi shkojnë për 21 OJF

12:33 / April 30, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2279
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, priti në një takim përfaqësuesit e 21 organizatave të shoqërisë civile, të cilat janë shpallur fituese të thirrjes për financim projektesh nga fondi i posaçëm i krijuar nga administrimi i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga krimi.

Bashkë me drejtoreshën e AAPSK, Risena Xhaja, ministri Lamallari tha se fondi i posaçëm është një instrument i qartë që tregon se shteti nuk mjaftohet vetëm me sekuestrimin dhe konfiskimin, por shkon një hap më tej.

“Pasuritë e konfiskuara po rikthehen në investime sociale konkrete, në mbështetje të komuniteteve. Kjo si qasje është jo vetëm reagim ndaj krimit, por edhe parandalim dhe rehabilitim. 21 projektet janë fokusuar te parandalimi i kriminalitetit tek të rinjtë; riintegrimi i viktimave; mbështetja për familjet e punonjësve të rënë në detyrë dhe trajtimi i varësive dhe rehabilitimi.

Ky është një moment shumë domethënës, sepse sot po i japim një kuptim konkret një parimi të drejtë; që pasuritë e ardhura nga krimi duhet t’i kthehen shoqërisë si vlerë dhe mundësi për ata që kanë më shumë nevojë”, tha Lamallari.

Drejtoresha e AAPSK tha se vitin e ardhshëm do të hapet sërish një tjetër thirrje për organizatat që duan të përdorin e pasuritë e konfiskuara.

Më tej gjatë takimit u formalizua bashkëpunimi ndërinstitucional mes AAPSK dhe Shërbimit Social Shtetëror, përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje mes drejtoreshës së AAPSK, Risena Xhaja, dhe drejtoreshës së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, Reme Xholi.

Ky bashkëpunim synon të garantojë që fondet të adresojnë nevoja konkrete sociale dhe të rrisë qëndrueshmërinë e këtij mekanizmi në kohë.

konfiskimi lamallari OJF solidariteti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.