Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen e gocës së tij, 24 vjeçares Rayyan Alwan.
Ai do të gjykohet për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese”, vepër që parashikon dënimin me burgim të përjetshëm.
