Vetëm 40 min nga fillimi i procesit të votimit për kryetarin e Degës së PD Korçë, anëtarët e komisionit kanë ndërprerë procesin duke marrë kutitë dhe duke u larguar nga qendra ku do të zhvillohej votimi.
Duket se shkak është bërë një përplasje për listat e votuesve. Ndërkohë aktualisht në selinë e PD nuk ka asnjë njeri. Nuk dihet si do të veprohet ndërkohë që procesi u ndalua plotësisht.
Edhe në qendër dhe degët e tjera lokale janë kontatuar probleme në lidhje me zgjedhjet brenda strukturave të Partisë Demokratike. Disa kandidatë nuk janë lejuar të kandidojnë dhe të tjerë janë tërhequr nga gara.
