Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Djali i Servet Pëllumbit prek me fjalët: Na mësoi të jetojmë me dinjitet, të mos ulim kokën ndaj padrejtësive

13:13 / May 6, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2651
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arben Pëllumbi, djali i ish kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi ka mbajtur një fjalim plot emocion në homazhet në ndër të babait të tij.

Mes të pranishëm, ku ishte edhe kryeministri Rama, deputetë e ministria, Arben Pëllumbi deklaroi se “është krenar që është djali i profesor Servet Pëllumbit”.

Ai vlerësoi figurën e të atit, ndërsa tha se këshillat dhe fjalët e tij do ta shoqërojnë përgjithmonë.

“Na mësoi se jeta duhet jetuar me ndershmëri, me përgjegjësi dhe dashuri për familjen. Na mësoi të qëndrojmë te fortë edhe kur jeta bëhet më e vështirë, të mos ulim kokën përballë padrejtësive dhe te ruajmë dinjitetin. Fjalët dhe këshillat e tij do na shoqërojnë përgjithmonë.

Largimi i tij ka lënë një boshllëk të madh, por edhe një dritë të fortë, shembullin e jetës së tij dhe kjo dritë do na udhëheqë”, tha djali i tij, ish deputeti i PS, Arben Pëllumbi.

Arben Pëllumbi: Familjarë, miq, shokë, kolegë bashkëpunëtorë që jeni sot këtu apo nga pamundësia ndodheni shpirtërisht pranë nesh, të gjithë që na keni qëndruar pranë në emër të familjes ju falenderoj.

Është e vështirë të gjesh fjalët kur humbet një baba, humb një shtyllë të jetës tënde, një mbështetje të heshtur, një figurë që të ka udhëhequr me shembull dhe dinjitet. Babai ynë nuk ishte thjesht një prind, ai ishte një njeri me vlerë të rrallë, I drejtë, I qetë dhe I respektuar nga të gjithë ata që patën fatin ta njohin.

Ai na mësoi se jeta duhet jetuar me ndërshmëri, me përgjegjësi dhe mbi të gjitha me dashuri për familjen. Na mësoi të qëndrojmë të fortë edhe kur jeta bëhet e vështirë. Të mos ulim kokën përballë padrejtësive dhe të ruajmë gjithmonë dinjitetit. Cdo kujtim me të është një pasuri e pacmuar, për mua dhe për ne.

Fjalët e tij, këshillat, prania e qetë të gjitha këto do të na shoqërojnë përgjithmonë. Sot e them me krenari që jam djali i tij. Krenar për familjen që ai ndërtoi, për vlerat që na la dhe për dashurinë që na dhuroi pa kushte.

Ai do të jetojë gjithmonë te ne në mënyrën si jetojmë, si sillemi dhe duam njëri tjetrin. Largimi i tij ka lënë një boshllëk të madh, por gjithashtu ka lënë edhe një dritë të fortë shembullin e jetës së tij dhe kjo dritë do të vijojë të na udhëheqë.

Lamtumirë profesor, faleminderit për gjithcka na dhe, do të jesh gjithmonë me ne.

Arben pëllumbi Fjalët servet pëllumbi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Temperaturat drejt 40°C, ekspertët japin alarmin: ISHP kujdesi nga të nxehtit ekstrem

14:20 / June 24, 2026

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi takon kryeministrin Rama: “Qëndroi në anën e së vërtetës kur të tjerët zgjodhën heshtjen”

14:05 / June 24, 2026

I nxehti, rekord viktimash/ Franca regjistron 40 vdekje nga temperaturat ekstreme në 5 ditë

13:52 / June 24, 2026

Vau i Dejës – Zbulohet parcela me kanabis/ Arrestohen vëlla e motër

13:19 / June 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.