Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Drejtoresha e AKU sqaron helmimin e 56 studentëve

22:01 / May 7, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
blerina gjylameti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të enjte, 7 maj, u raportua se 56 studentë të Akademisë së Sigurisë u dërguan me urgjencë në spital gjatë mesnatës me simptoma të rënda pas konsumimit të drekës. Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Blerina Gjylameti, deklaroi në emisionin “Opinion” se trupat inspektuese zbritën menjëherë në terren për të marrë mostrat e ushqimit dhe të ujit të pijshëm.

Sipas Gjylametit, hetimi po kryhet në bashkëpunim me ISHP-në dhe Policinë e Shtetit, ndërsa përgjigjet përfundimtare mbi shkakun e helmimit pritet të dalin pas 10 ditësh.

Blendi Fevziu: Ju jeni marrë sot me hetimin e çështjes, çfarë ka ndodhur realisht?

Blerina Gjylameti: Në fakt kemi marrë një njoftimi në orët e vona të mbrëmjes, për çfarë kishte ndodhur. U njoftuam nga administratorja e kompanisë dhe të gjitha trupat inspektuese ishin të terren për të parë realisht se çfarë kishte ndodhur. Ajo që është e rëndësishme, është se të gjitha institucionet ishin atje për të hetuar nga afër se çfarë kishte ndodhur, qoftë pjesa inspektuese e AKU për të marrë mostrat përkatëse dhe për të verifikuar mënyrën se si ofrohej ai ushqim dhe për të garantuar që nuk ishte cenuar siguria ushqimore, por ashtu ishin edhe përfaqësues të ISHP-së dhe të Operatorit Shëndetësor, por edhe të Policisë së Shtetit për të parë realisht se çfarë kishte ndodhur. U morën mostra aty, nga ushqimi që kishte mbetur, nga ana tjetër inspektuam se ku gatuhej ushqimi. Këtë do ta kuptojmë pas 10 ditësh, sepse është shumë e rëndësishme që të presim rezultatet e analizave të mostrave të marra të ushqimit, por jo vetëm, edhe të ujit të pijshëm.  Për të përcaktuar deri në fund të gjitha kushtet higjieno-sanitare në të cilat ofrohej ushqimi, përpunohej dhe ofrohej. Të gjithë reaguan në kohë.

Lidhur me pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale, të cilat pretendonin praninë e krimbave në shishet e uthullës, drejtoresha e AKU-së i hodhi poshtë këto lajme duke i cilësuar si të pavërteta dhe bëri thirrje për maturi për të shmangur panikun e panevojshëm. Për momentin, fokusi mbetet te verifikimi i kushteve higjieno-sanitare të kompanisë që ofronte shërbimin e kateringut për studentët e policisë.

Blendi Fevziu: Unë pashë në rrjetet sociale uthull të mbushur me krimba!

Blerina Gjylameti: Për shkak të aciditetit uthulla nuk mund ta ketë atë gjë, por megjithatë ne e kemi përgënjeshtruar këtë gjë. Nuk kemi marrë dhe nuk kemi gjetur asnjë mostër uthulle. Ndërkohë nga ana tjetër edhe nga administratori i Akademisë morëm lajmin që nuk kishte një uthull të tillë. Në të tilla raste do të duhet një lloj maturie e të gjithëve në përhapjen e lajmit, pasi shpesh herë mund të përhapim panik.

akademia AKU blerina gjylameti helmim studente
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.