Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Programi për transformimin e bashkive, Rama zbulon problemin më të ‘mprehtë’ të momentit

13:05 / May 8, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2802
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të premte në Durrës, pasi ka nisur zyrtarisht EU4Municipalities II. Për Ramën, ky projekt nuk mishëron thjesht një mbështetje financiare, por përbën një investim strategjik të Bashkimit Europian për të nxitur rritjen e kapaciteteve të bashkive.

“Përmes tij, institucionet të rrisin kapacitetet njerëzore, që janë edhe problemi ynë më i mprehtë i kësaj kohe dhe i kohëve që vijnë, në rast se nuk fokusohemi me të gjithë forcën sot te adresimi i tij”, deklaroi kreu i qeverisë, duke shtuar se anëtarësimi në familjen europiane është aq sa bekim për Shqipërinë, edhe një sfidë e madhe.

Më herët, ambasadori i BE-së në vend, Silvio Gonzato, theksoi se ky program është i prekshëm dhe sjell përfitime në nivel vendor.

“Më duket si deja vu se ishim në Durrës edhe javën e shkuar, ku u çel Muzeu Arkeologjik. Javën e shkuar u thashë se ai ishte një ndër programet e preferuara, ndërsa sot u them se edhe ky projekt për bashkitë më pëlqen, sepse i vendos qytetarët në qendër të rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së.”

Më tej, shtoi se roli i bashkive është tejet i rëndësishëm në partneritetin Shqipëri-BE.

“Rrugëtimi europian duhet të përjetohet në çdo bashki. Qeveria vendore të jetë aktor aktiv!”, ishte sugjerimi i tij.

Shërbime dhe infrastrukturë më e mirë për qytetarët, nënvizoi ai, është thelbi i këtij programi.

“Pak fonde mund të sjellin vërtet përmirësime në jetën e qytetarëve. Duam që këtë punë që nis tani ta bazojmë në sukseset e mëparshme. Bashkitë e vogla do të vendosen të parat dhe asnjë bashki nuk do të mbetet pas. Do të sigurohemi që çdo bashki të ketë qasje në program, do krijohet edhe një qendër njohurish”, bëri me dije ambasadori.

Së fundmi, tha se BE dëshiron të nxisë bashkëpunimin ndërbashkiak, duke e vënë theksin te reforma administrativo-territoriale.

“Mësoni nga njëri-tjetri, mendoni me kujdes se si të adresohen nevojat vendore. Si të krijohen mundësi që të rinjtë shqiptarë të qëndrojnë në Shqipëri apo edhe të rikthehen”, ishte apeli i Gonzato-s.

Fonde direkte dhe digjitalizim

Ndërkohë, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, theksoi se skema e granteve do t’u mundësojë bashkive të adresojnë drejtpërdrejt nevojat reale të komuniteteve. Sipas tij, një tjetër komponent i rëndësishëm është forcimi i kapaciteteve teknike të bashkive, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.

Ai nënvizoi gjithashtu rolin e digjitalizimit dhe menaxhimit të të dhënave, duke krijuar sinergji me një projekt të madh të financuar nga Banka Botërore.

bashkive Edi Rama programi transformimin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.