Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gonzato: Përmirësimi i shërbimeve dhe infrastrukturës për qytetarët, thelbi i programit “EU4Municipalities II”

13:51 / May 8, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2809
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i pranishëm sot në nisjen zyrtare të projektit “EU4Municipalities II” në Durrës, e vlerësoi si  nismë konkrete që sjell përfitime të drejtpërdrejta në nivel vendor dhe vendos qytetarët në qendër të procesit të integrimit europian.

“Duket si deja vu, pasi ishim në Durrës edhe javën e kaluar për çeljen e Muzeut Arkeologjik. Javën e kaluar e cilësova atë si një nga programet e preferuara, ndërsa sot them të njëjtën gjë edhe për këtë projekt për bashkitë, sepse vendos qytetarët në qendër të rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së”, u shpreh Gonzato.

Ai theksoi se roli i qeverisjes vendore është thelbësor në procesin e integrimit europian, duke nënvizuar se ky rrugëtim duhet të përjetohet në çdo bashki të vendit.

“Rrugëtimi europian duhet të përjetohet në çdo bashki. Qeveria vendore duhet të jetë një aktor aktiv”, deklaroi ambasadori i BE-së.

Sipas tij, përmirësimi i shërbimeve dhe infrastrukturës për qytetarët është thelbi i programit dhe ndikimi i tij do të jetë i prekshëm.

“Edhe fonde të vogla mund të sjellin përmirësime reale në jetën e qytetarëve. Duam të ndërtojmë mbi sukseset e mëparshme. Bashkitë e vogla do të kenë prioritet dhe asnjë bashki nuk do të mbetet pas. Do të sigurohemi që të gjitha bashkitë të kenë akses në program dhe do të krijohet një qendër njohurish”, tha ai.

Gonzato theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ndërbashkiak dhe reformës administrativo-territoriale, duke u bërë thirrje institucioneve vendore të shkëmbejnë përvoja dhe të adresojnë më mirë nevojat e qytetarëve.

“Mësoni nga njëri-tjetri dhe mendoni me kujdes si të adresohen nevojat vendore, si të krijohen mundësi që të rinjtë shqiptarë të qëndrojnë në vend ose të rikthehen”, u shpreh ai.

Ambasadori Përmirësimi shërbimeve Silvio Gonzato
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.