Nga Mero Baze
Socialistët dhe demokratët kanë hyrë një debat absurd pas publikimit për herë të tretë të dosjes 339, duke diskutuar njëra palë nxjerrjen e sekretit, dhe tjetra mbrojten e burimit të atij që ua ka ofruar dosjen.
Së pari socialistët, ata që ndjehen edhe të dëmtuarit në këtë histori, nuk e kuptoj se çfarë u duhet kush e nxorri dosjen. është e qartë që dosjen e ka nxjerr prokurori që e ka hartuar dhe oficerët e policisë gjyqësore të asaj kohe që nuk kanë vepruar në flagrancë, kur kanë parë interferime në procesin elektoral të një bande.
Nëse sot atyre do tu thotë dikush fjala vjen “e dha Adriatik Llalla, apo Hajdarmataj”, nuk është se do të ndryshojë ndonjë gjë. Problemi këtu është që dosja egziston dhe meqë ajo është keqpërdorur në ekstrem sa i përket procedurave juridike, mirë do ishte ta kishte marrë dhe Partia Socialiste në një kohë me PD dhe të bënin të dyja betejë me dosjen. Kjo së paku do ta bënte përbaltjen të barabartë, pasi në dosje mund të ketë dhe plotë detaje të tjera. Por socialistët kanë dy vjetë që dëgjojnë për dosjen dhe fantazojnë kujt mund ti dal emri, kurse PD së paku ka nxjerr ca fashikuj dhe i shet nëpër media.
Po aq absurd është dhe debati mbi cilësinë e gazetës “Bild”, që i ka botuar apo reputacionin e saj. Nuk është se kur botohen te “Bild” u bie vlera se ato janë botuar dhe tek VOA dhe tek BIRN dhe nuk ka dyshim për orgjinalitetin e tyre. Ka dyshim për selektivitetin. Dhe për këtë duhet gjykim.
Nga ana tjetër demokratët po e shikojnë publikimin si molotov mbi protestën e rradhës dhe jo si një arsye për gjykim të dosjes. Ata duhet të ishin të parët sot që duhet të kërkonin rregjistrim të procedimit penal për gjërat që ka dosja, ose ato pjesë që u bë publike, duke u nisur kryesisht.
Por ata nuk kërkojnë proces ligjor për dosjen por proces politik. Pra ata tashmë e konsiderojnë dosjen një arsye më shumë për molotov për kaspolla dhe për radikalizim të qëndrimit të tyre në fushatën e djegies mandateve dhe bojkotit të zgjedhjeve.
Kësisoj të dy palët në konflikt kërkojnë çdo gjë përveç faktit që duhet të nis një hetim dhe gjykim për dosjen, qoftë dhe për aq sa është bërë publike. Pastaj gjatë procesit, mund të dalin fakte të tjera dhe ajo mund të thellohet majtas dhe djathats. Por ama duhet të nis.
Në rastin e përgjimit të Ilir Metës nga Dritan Prifti, së paku filloi hetimi penal i çështjes, pamvsrësisht si u mbyll nga Gjykata dhe si i shpërblye nga politika.
Tani i gjithë debati nuk është se duhet gjykuar dosja, por njëra palë bërtet kush e nxorri, e tjetra hiqet si pronare e dosjes dhe bën pretenca politike.
Ky debat mund të vazhdoj pa fund, por shpërdoron çdo fakt të mundshëm penal të dosjes. Ajo duhet të filloj të gjykohet urgjent, dhe justifikimi se është voluminoze nuk vlen më. Ashtu siç kanë punuar në bordurmet e SHQUP për të nxjerr gjashtë përgjime nga mijëra faqe përgjime, ashtu le të punojë dhe grupi i prokurorëve. Le ta nis me këto të gjashta dhe të vazhdoj rrugës me të tjerat.
Por gjykimi i dosjes është e vetmja rrugë që i jep vlerë juridike asaj, nëse ka.
Përpjekja për të shmangur gjykimin e dosjes dhe për të bërë gjyqe politike publike, duket sikur krijon idenë, se të dy palët nuk janë të sigurta se çfarë ka tamam në çdo faqe të asaj dosjeje. Mirë këta të PS që se kanë marrrë mundimin as ta lexojnë, se janë të zënë me punët e pushtetit, por këta të PD kanë dy vjetë që e mbajnë në duar, dhe besoj e dinë çfarë ka. Apo dhe këtë rradhë Lulit ja kanë vënë përpara të gatshme dhe ka përtuar ta lexoj të gjithë.
