Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Financim nga Banka Europiane për bizneset shqiptare, flet kryeministri Rama

11:16 / May 12, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2994
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama sot, 12 maj, në firmosjen e marrëveshjes për linjën e re të financimit ndërmjet Bankës Europiane të Investimeve dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania, për të mbështetur bizneset e vogla e të mesme shqiptare në inovacion, digjitalizim, teknologji dhe investime të gjelbra.

“Jam vërtet i lumtur që më në fund të mirëpres presidenten, më në fund ja dole pas ca kohësh!”, tha në nisje të fjalës së tij për Nadia Calviño, Presidenten e Bankës Europiane të Investimeve.

“Për ne është shumë e rëndësishme mbështetja e njerëzvë që i besojnë sipërmarrjes së lirë. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë partnerët tanë më të rëndësishëm në krijimin e vendeve të punës, për të mbështetur familjet dhe për të krijuar hapësirë për të rinjtë që të rriten”, shtoi kreu i qeverisë.

Nuk la pa përmendur integrimin europian.

“Nuk ka alternativë përkundrejt lirisë individuale dhe shtetit të së drejtës. Shqipëria kurrë nuk ka pasur një plan B, nuk i ka hedhur sytë në një drejtim tjetër sepse kemi mësuar se çdo plan B apo C është pa liri dhe barazi para ligjit. Nuk duam as ta çojmë nëpër mend që mund të kthehemi në atë kohë!”

Për Ramën, BE ofron njohuri plotësisht unikale.

“Keni të drejtë që besoni te ne apo kur merrni me rezerva disa stereotipe që ende gjallojnë për ne. Ka ende rrugë derisa të bëhemi pjesë, por ndërkohë jemi krenarë që kemi bërë gjëra që kanë ndryshuar marrëdhënien midis individit dhe shtetit, duke transformuar shërbimet tona në një platformë të mirëfilltë digjitale të qeverisjes. U kemi dhënë mundësi qytetarëve ta marrin shërbimin duke klikuar nga telefonat e tyre celularë, kudo që janë, në Shqipëri e botë.”

Banka Botërore bizneset financim Rama Shqiptare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.