Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Iraku dhe Pakistani bënë marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës dhe gazit në Hormuz

20:59 / May 12, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Hormuzi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Iraku dhe Pakistani kanë arritur marrëveshje me Iranin për transportin e naftës dhe gazit të lëngshëm (LNG) përmes Ngushticës së Hormuzit, raportoi Reuters, duke iu referuar disa burimeve të njohura me negociatat.

Sipas raportit, zhvillimi tregon se Iran po forcon kontrollin mbi një nga rrugët më të rëndësishme energjetike në botë, pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Lufta mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar ulje të ndjeshme të eksporteve të energjisë nga Gjiri Persik, rajon që mbulon rreth 20% të kërkesës globale për naftë dhe gaz të lëngshëm.

Sipas Reuters, Iraku ka siguruar kalimin e dy supertankerëve me rreth 2 milionë fuçi naftë secili përmes Hormuzit, pas një marrëveshjeje me Teheranin. Ndërkohë, Bagdadi po negocion për të marrë leje edhe për transporte të tjera, pasi ekonomia irakiane varet kryesisht nga eksportet e naftës.

Edhe Pakistan ka arritur një marrëveshje të ngjashme me Iranin për kalimin e anijeve me LNG nga Katari drejt porteve pakistaneze.

Burimet thanë se as Iraku dhe as Pakistani nuk kanë kryer pagesa direkte ndaj Iranit apo Gardës Revolucionare Iraniane për këto kalime.

Ekspertët paralajmërojnë se këto marrëveshje mund të krijojnë një precedent të ri, ku Irani do të ushtrojë kontroll më të qëndrueshëm mbi Ngushticën e Hormuzit.

“Hormuzi nuk është më një rrugë neutrale kalimi, por një korridor i kontrolluar,” deklaroi Claudio Steuer nga Instituti i Studimeve Energjetike në Oksford.

Sipas të dhënave të transportit detar, trafiku në Hormuz ka rënë ndjeshëm që prej nisjes së konfliktit, ndërsa çmimi i naftës Brent është rritur me mbi 50%. Edhe çmimet e gazit të lëngshëm në Europë dhe Azi kanë shënuar rritje të fortë.

Ndërkohë, Donald Trump ka hedhur poshtë kërkesat e Iranit për heqje sanksionesh dhe kompensime financiare si pjesë e një marrëveshjeje për uljen e tensioneve në rajon.

Iraku kalimin marreveshje Naftes Pakistani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.