Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Real Madrid e Barcelona nis ‘lufta’, klubi ‘Blaugrana’ mendon të denoncojë Florentino Perez

22:21 / May 12, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
real
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas konferencës për shtyp të presidentit të Realit të Madridit, Florentino Perez i cili nuk ngurroi të sulmojë rivalët e Barcelonës, vjen reagimi i klubit blaugrana.

Klubi kampion i Spanjës doli më një komunikatë për shtyp përmes së cilës bënte të ditur se departamenti ligjor i klubit po analizon të gjitha deklaratat dhe akuzat e bëra nga kreu i Los Blancos dhe do të vendosë për hapat që do të ndërmerren pas këtyre analizave.

Komunikata e plotë e Barcelonës

‘Përsa i përket konferencës për shtyp të presidentit të Realit të Madridit, Florentino Perez, ju bëjmë me dije se departamenti ynë ligjor po studion me kujdes akuzat dhe deklaratat e tij. Në këtë moment po bëhen të gjitha analizat dhe do të merret vendim për hapat që do të ndiqen. Në momentin e duhur do të bëjmë të ditur pozicionin dhe vendimet që do të merren’

Presidenti i Realit të Madridit, Perez në konferencën e tij për shtyp nuk u kursye aspak në sulmet e tij ndaj Barcelonës duke e akuzuar për korrupsion sistematik gjatë 20 viteve  duke përmendur edhe çështjen Negreira.  Momenti më kulmor në këtë çështje ishte njoftimi i Perez për dorëzimin në UEFA të një dokumenti prej 500 faqesh kur të mbyllet sezoni. ‘Po përgatisim një dosje që do t’ia dërgoj UEFA kur të mbyllet kampionati. Kam folur me ta. Nuk ka precedentë të tillë në historinë e futbollit botëror. është rasti i korrupsionit më të madh në histori. Unë jam kundër të gjithëve. Kemi fituar 7 tituj të La Liga që mund të ishin 14 sepse na i vodhën’-ishin fjalët e Florentino Perez.

barcelona blaugrana klubi perez Real Madrid
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.