Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Vajzat shqiptare po ikin drejt qyteteve, periferia mbetet pa “nuse”

08:20 / May 13, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3060
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lëvizjet e brendshme të popullsisë në Shqipëri po dominohen gjithnjë e më shumë nga gratë, sidomos nga vajzat dhe gratë e reja në moshë studimi dhe pune. 

Të dhënat e publikuara nga INSTAT në raportin “Gra dhe Burra 2025” tregojnë se gjatë vitit 2024 ndryshuan vendbanimin brenda vendit 16 289 gra, kundrejt vetëm 9 303 burrave.

Pesha më e madhe e këtyre lëvizjeve përqendrohet te grupmoshat 20-29 vjeç. Vetëm në grupmoshën 20-24 vjeç, lëvizën 3 080 gra, ndërsa në grupmoshën 25-29 vjeç numri arriti në 3.754. Për burrat, në të njëjtat grupmosha shifrat janë ndjeshëm më të ulëta, përkatësisht 537 dhe 1 098.

Të dhënat tregojnë se gratë e reja po bëhen gjithnjë e më aktive në lëvizjen brenda vendit, një fenomen që lidhet me zhvendosjen drejt qyteteve të mëdha për studime universitare, punësim apo akses më të mirë në shërbime.

Tirana mbetet poli kryesor tërheqës, sidomos për sektorët e administratës, shërbimeve, call center-ave, teknologjisë, arsimit dhe shëndetësisë, ku punësimi i grave është më i përqendruar.

Raporti i INSTAT evidenton gjithashtu se lëvizjet e brendshme ranë në total gjatë vitit 2024 krahasuar me një vit më parë, por diferenca gjinore mbetet e fortë. Në vitin 2023 kishin ndryshuar vendbanimin 19 805 gra dhe 12 277 burra.

Fenomeni po ndryshon gradualisht edhe profilin social të qyteteve.

Ekspertët e demografisë e lidhin këtë trend me urbanizimin, shtyrjen e martesës, rritjen e pjesëmarrjes së grave në arsim të lartë dhe kërkimin për pavarësi ekonomike. Sipas sociologëve, kjo tregon se periferitë po zbrasen dhe nuk formohen më familje të reja atje.

Rrjedhimisht, duket se ekonomia shqiptare po përqendrohet gjithnjë e më shumë në pak qendra urbane dhe në sektorë ku gratë kanë më shumë mundësi punësimi apo arsimimi.

Në të njëjtën kohë, shumë zona rurale dhe qytete të vogla po humbasin kryesisht popullsinë e re femërore, çka ndikon më pas edhe në lindshmëri dhe strukturën familjare lokale./Monitor

Nuse periferia qyteteve vajzat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.