Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Albania Open” në parashutë, Rama: Vlora trampolinë për promovimin e Shqipërisë

09:35 / May 14, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3173
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Vlorë u zhvillua edicioni i 27-të ndërkombëtar i sporteve ajrore “Albania Open – PGA Grand Prix”, një garë prestigjioze e hedhjes me parashutë, ku morën pjesë rreth 98 pilotë nga 20 shtete të botës.

Ky spektakël fluturimesh i organizuar në trampolinën e re pranë bajpasit të Vlorës ka sjellë emocione të veçanta për qytetarët dhe turistët e shumtë që ndoqën këtë garë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kjo garë.

“Energji spektakolare në “27th Albania Open PGA Grand Prix”, ku 98 pilotët më të mirë të qiejve nga mbi 20 shtete të botës, në trampolinën e re te bajpasi i Vlorës, sollën emocione të veçanta”, shkruan Rama.

Qindra vizitorë mbërritën në Vlorë për të ndjekur garën, duke gjallëruar qytetin në prag të sezonit veror, por në të njëjtë kohë edhe duke i dhënë një shtysë të fortë hotelerisë dhe gastronomisë lokale.

Turneu ndërkombëtar i sporteve ajrore “Albania Open – PGA Grand Prix”, i kthyer tashmë në traditë për aeronautikën shqiptare, zgjati katër ditë dhe kulmoi me mbrëmjen gala ku u ndanë çmimet për fituesit.

Albania open Edi Rama Kryeministri parashutë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026

KLGJ e KLP caktuan vetë pagat e sistemit të drejtësisë, qeveria bllokon në Thesar rrogat e gushtit

15:55 / September 2, 2026

Tentoi të kalonte nga Shqipëria në Britani me armë zjarri, 42-vjeçari: Bëra qitje me shokët në Tropojë

15:20 / September 2, 2026

Helmohen 120 persona në Fushë Arrëz nga ndotja e ujit të pijshëm! Situata kritike prej katër ditësh, banorët e denoncuan

15:18 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.