Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Pagesat e para nga DIVA, ekspertja: Procesi mund të zgjasë, por e drejta për të kërkuar rimbursimin deri në 5 vite

10:00 / May 14, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3176
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Procesi i rimbursimit të tatimit të mbipaguar për qytetarët, të cilët kanë plotësuar deklarimin e të ardhurave personale për vitin 2025 ka nisur, ndërsa mijëra individë presin kthimin e shumave që rezultojnë të paguara më tepër ndaj administratës tatimore.

Procesi po shoqërohet me verifikime dhe kontrolle të detajuara nga administrata tatimore, veçanërisht për rastet që përfshijnë përfitime për fëmijët apo shpenzimet e arsimit.

E ftuar në “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH, kontabilistja Fidi Qela sqaroi se gjithçka nis me deklarimin e DIVA-s, që u mbyll më 31 mars. Sipas saj, nga momenti i dorëzimit të deklaratës nis edhe afati për kërkesën e rimbursimit, ndërsa qytetarët kanë të drejtë ta korrigjojnë deklaratën deri në dy herë brenda një periudhe gjashtëmujore.

“I gjithë procesi ka nisur me deklaratën e DIVA-s që përfundoi më 31 mars, që ishte afati i fundit për deklarimin nga tatimpaguesit shqiptarë. Nga momenti i fundit që kemi deklaruar apo ndryshuar deklaratën, na lind e drejta për të kërkuar rimbursimin. Kjo është një e drejtë që nuk humbet deri në pesë vite,”u shpreh Qela.

Rimbursimi aplikohet në rastet kur pas verifikimeve rezulton se individët kanë paguar më shumë tatim sesa detyrimi real. Diferenca më pas kthehet në llogarinë bankare të deklaruar nga qytetari.

“Procesi përfshin kontrollin e deklaratës së dorëzuar, verifikimin e dokumentacionit, shqyrtimin nga inspektorët tatimorë dhe përpunimin e pagesës”, tha ekspertja.

Qela theksoi se qytetarët duhet të tregojnë kujdes me dokumentacionin e ngarkuar në sistemin e-filing.

“Problematika kryesore janë mungesat në dokumentacion ose ngarkimi i dokumenteve në vendin e gabuar. Dokumentet duhet të jenë të plota dhe në format PDF,” sqaroi ajo.

Në rastet kur kërkohet rimbursim për fëmijët, kontabilistja Qela tha se duhen “certifikata familjare, dokumenti i llogarisë bankare, si dhe faturat përkatëse për arsimin, nëse aplikohet zbritja për shkollimin e fëmijëve”.

Sipas ekspertes, kategoritë kryesore që përfitojnë janë individët që kanë paguar më tepër tatim mbi pagën gjatë vitit, prindërit që përfitojnë zbritjen për fëmijët në ngarkim dhe ata që kërkojnë zbritje për shpenzimet e arsimit.

“Për një individ me një fëmijë në ngarkim dhe pagë të tatuar me 13%, rimbursimi mesatar është rreth 6200 lekë. Për dy fëmijë, shuma dyfishohet,” deklaroi Qela.

Ajo shtoi se përfitimi nuk varet nga niveli i të ardhurave, por nga fakti nëse individi plotëson kriteret dhe ka bërë aplikimin korrekt.

Ekspertja paralajmëroi se verifikimet e shumta mund ta zgjasin procesin e rimbursimit, sidomos për dosjet që përfshijnë zbritje për fëmijët dhe arsimin. Sipas saj, administrata tatimore ka teorikisht 40 deri në 60 ditë kohë për t’iu përgjigjur kërkesës për rimbursim, por procesi mund të zgjasë më shumë për shkak të numrit të lartë të aplikimeve.

“Çdo rast duhet të kontrollohet nga inspektori përkatës. Duhet të verifikohet nëse personi është prindi përfitues, nëse faturat janë të sakta dhe nëse dokumentacioni është i plotë,” u shpreh ajo.

Qytetarët mund të ndjekin online ecurinë e kërkesës së tyre në sistemin e-filing, te seksioni “Çështjet e mia”, ku shfaqet statusi në procesim, dorëzuar, pranuar apo komentet e administratës tatimore.

“Mund ta kontrollojnë gjatë gjithë kohës statusin e çështjes dhe komentet e personit përkatës që po e trajton,” tha Qela.

diva ekspertja Pagesat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve

15:24 / August 31, 2026

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, prezantohet projekti në Lezhë

17:00 / August 26, 2026

300 kredi me 0% interes për administratën publike, Ibrahimaj: Ja kur hapen aplikimet

15:55 / August 25, 2026

OBP hap aplikimet për ekspertë të jashtëm dhe laboratorë të akredituar, afati deri më 1 shtator

20:43 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.