Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“U vesha si grua, me paruke e fustan”, Tafani tregon tentativën e vrasjes së Rexhep Ginës

12:39 / May 14, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3210
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në seancën e së enjtes ndaj Laert Haxhiut në Gjykatën e Posaçme, i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, tregoi se si u tentua vrasja e Rexhep Ginës në Lushnjë, raporton A2CNN.

Tafani rrëfeu se kur shkuan të kryenin vrasjen e Ginës, ai dhe Laert Haxhiu u veshën me fustan dhe paruke, që të dukeshin si gra. Fustanët dhe paruket ishin siguruar nga e dashura e Laert Haxhiut dhe shoqja e saj.

Ndër të tjera Tafani foli për kontaktet që Laert Haxhiu kishte me Suel Çelën.

DËSHMIA

Tafani: Laert Haxhiu kishte kontakte me Suel Çelën. Çoi fjalë Suel Çela, se kam mik shefin e policisë së krimeve në Elbasan dhe e kam unë në dorë çështjen e Peqinit, vrasjen e Elton Mermalit, ta mbyll unë. Do ta mbyll, do ta mbyll, tha ai, por nuk po e mbyllte pastaj.

Prokurori: Keni tentuar vrasjen e Rexhep Ginës?

Tafani: Ka qenë pas kësaj të Durrësit. U arrestua Lulzim Spahia. E dërgoi Laerti në Laprakë të marrë ca hashash. Shkon Lulëzimi, sa merr qeset e hashashit e kap policia. Çështje e Rexhepit ma kishte përmendur Laerti që në Athinë, në Greqi. Thoshte se ishte shok i Aldo Bares e kështu. Rexhep Gina ruhej. Ai rrinte tek lokali i vet. Kur kalonte Lili Lala i bënte video dhe ja niste Laertit. Edhe E. Caushi, shok i Laertit i bënte video dhe ja niste Laertit. Dmth, kishte kohë Laerti që e vëzhgonte Rexhep Ginën. Më vonë i vuri pas një çun. Nuk ia mësova emrin, por ai e ka ndjekur nga një muaj e gjysmë.

Tafani: E dashura e Laertit dhe shoqja e saj na gjeti dy paruke, një bjonde, një si gështenjë. Na gjeten dhe një fustan, se Laerti tha që të shkonim të veshur si gra. Pastaj na gjetën edhe ca rroba të tjera. Kishim edhe masë plastike. Na i lyen këto gocat me make-up. Të nesërmen do shkonim të vrisnim Rexhep Ginën. Mora unë rrobat. Ishte planifikuar si do të bëhej. Makina ishte në garazh. Morën maskat, rrobat, armën kallashnikov. Do takohesha me Fatjon Veliun në Çermë të Lushnjes. Laerti qe me një ML, kishte dhe Firdeusin në makinë.

Unë u nisa për në Çermë. Laerti ishte para. Gjasme edhe për të kontrolluar rrugën. E mora Veliun në Çermë. Më pas i kemi rënë nga Peqini për të dalë tek varrezat në Lushnje. I kishim studiuar më para rrugët.  Para se të shkonim tek varrezat, do rrinim diku aty, derisa të na thoshte Laerti të niseshim. Aty unë do vishesha e do shkonim tek Rexhep Gina. Laerti ishte diku tjetër. Unë u bëra gati. Fatjon Veliu nuk donte të vinte. Dridheshe nga frika.  Në një moment Laerti na thotë “nisuni”. Komunikonim me chat email.

Unë nuk kisha parë një mesazh të mëparshëm të garazhit për të marrë një çelës garazhi, që Laerti ma kishte lënë diku. Pastaj Larti po më shante e ofendonte edhe mua edhe Fatjonin. Unë ia mbylla telefonin, i gjuaja makinës nga nervat. Një moment pastaj, na thotë “nisuni”. Unë vesha një fustan të gjatë të zi dhe një xhaketë. Kallashin e kisha poshtë xhaketës. Fatjoni e kishte fustanin ngjyrë kremi.

U nisëm. Ne e kishim programuar se si do futeshim, nga do dilnim. Shkoj deri afër një kanali kullues. Kur shkova unë aty, Rexhep Gina ishte mbështetur tek një mur. Ishin edhe 2-3 të tjerë aty. Sipas vëzhguesit unë e dija, se si ishte veshur.

Unë isha edhe i mërzitur. Nuk doja ta bëja. Po mendoja, si mos e bëj. Me atë veshje, dukesha si ndonjë i lënë nga trutë. Si kloun. Ashtu thoshte ai, do veshësh këtë, pikë mbaroi. Unë kalova para atyre. Më panë ata mua. Sa më pa ky mua, u çua në këmbë. Më pa si i trembur. Kur u ktheva prapë unë, ai më tha “yttt”. Unë kisha automatik. Kalova rrugën. Dola nga do ikja. Hipa në makinë dhe i çova voice Laertit, “nuk ishte aty, kishte ikur”. Laerti mori vëzhguesin, që kishte ikur. Ai mori vëzhguesi e i tha të rikthehet.  Por Rexhepi e ata të tjerët si duhet kishin ikur.  Kështu që edhe ai i tha Laertit, po, paskan ikur. Më tha Laerti, nisu për në shtëpi. Lashë Veliun në Çermë edhe u ktheva në Tiranë.

artan tafani fustan Laert Haxhiu paruke
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.