Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ristani inspekton investimet në Kodër-Kamëz: I japim fund përmbytjeve dhe mungesës së infrastrukturës

13:03 / May 14, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3213
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komuniteti i banorëve që jetojnë në Rrugën e Balshajve do të kenë shumë shpejt një zonë të rikualifikuar që do të plotësojë kërkesat e tyre për urbanizimin dhe zhvillimin e saj. Gjatë inspektimit të investimve në Kodër – Kamëz, Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, tha se përmes realizimti të këtij projekti janë krijuar hapësira më të sigurta për banorët, duke i dhënë fund përmbytjeve në këtë zonë.

“Jemi këtu tek zona e qymyrmbajtëses në Kodër-Kamzë, një zonë e cila ka qenë komplet informale, që nga kanalizimet deri tek çdo lloj elementi tjetër i sigurisë në rrugë. Tani, jo vetëm që janë bërë të gjithë sistemimet e përmbytjeve që ndodhnin shpesh, pasi kolektori duhej bërë nga fillimi, por ka të gjithë elementët e sigurisë rrugore. Elementë që për fat të keq, nuk ndodhen në të gjithë lagjet tona, por për çdo investim të ri, jemi kujdesur që të ekzistojnë”, deklaroi Ristani.

Për Kryetaren e komanduar të Bashkisë së Tiranës kjo ndërhryje është një investim shumë i madh, pasi janë rreth 2000 metra rrugë, 1500 të tilla janë vetëm sipërfaqe e trotuarëve dhe pjesa tjetër është pjesa e makinave. “Jemi duke sistemuar edhe qarkullimin e të gjithë segmenteve, sepse bëhet fjalë për disa blloqe ndërtesash, ku kalimi do të bëhet një herë nga njëri krah për njërin dhe nga njëri krah për tjetrin, në mënyrë që të mos pengohen më pas edhe kalimet në trotuar dhe të mos pengojmë edhe rrugën për qarkullim”, tha Ristani.

Më tej, ajo theksoi se ky investim ndikon direkt në përmirësimin e cilësisë së jetesës në periferi të Tiranës. “Ky është një nga disa investime që ka Njësia Adminsitrative nr. 11, për të rehabilituar jo vetëm atë që është një infrastrukturë shumë e rënduar, – për shkak të gjithë zhvillimit që është bërë pa “shtyllën kurrizore” të rrjetit rrugor dhe sistemimit të ujërave të bardha e të zeza -, por edhe për të rritur cilësinë dhe ndërgjegjësimin e komunitetit, në mënyrën si komunikojmë, në mënyrën si i japim hapësirë njeri-tjetrit dhe në mënyrën si ndajmë hapësirën e përbashkët”, përfundoi Anuela Ristani.

Projekti synon transformimin e plotë të infrastrukturës në një nga zonat veri-perëndimore të Tiranës, e kufizuar nga rrugët “Kastriotët”, “Ali Ibra” dhe “Hasan Vathi”. Ndërhyrja përfshin rikonstruksionin e plotë të rrjetit rrugor, ndërtimin e trotuareve të reja, kanalizimet e ujërave të ndotura dhe të shiut, vendosjen e ndriçuesve LED, sinjalistikën rrugore vertikale dhe horizontale, si dhe gjelbërimin dhe arredimin urban me pemë dekorative, stola, kosha mbeturinash dhe parkime biçikletash. Ky investim synon përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve, rritjen e sigurisë dhe aksesit, si dhe ofrimin e standardeve bashkëkohore të shërbimeve publike në zonë.

anuela ristani inspekton kodër kamëz punimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.