Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Do konfiskojmë të gjitha pasuritë e krimit”- Berisha: Shtëpitë e barit dhe të bitcoin-it janë dy kuçedrat e energjisë sot në vend

20:00 / May 15, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
3 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PD-së Sali Berisha ishte sot në një takim në selinë e PD-së me një panel të zgjedhur për të folur për Sigurinë dhe dështimin e qeverisjes Rama për të siguruar qytetarët shqiptarë.

Berisha ndër të tjera theksoi se sot në vend, dy kuçedrat e energjisë janë shtëpitë e barit dhe shtëpitë e bitcoinit.

Më tej shtoi se PD ka në plan nëse vjen në pushtet bashkëpunimin me agjencitë ndërkombëtare për konfiskimin e pasurive të krimit.

Berisha: Fijet janë të gjitha te Edi Rama. Ky vend është shndërrua në plaçkitësin më të keq të qytetarëve europianë. Në një zinxhir pafund call center, në patronimin total të komisariateve të policisë. Nën kryesinë e Olsi Ramës. Po. Amant Josifi, i cili u diktua si eksponent kryesor i grupit Milto që kishte grabitur qytetarët europianë mbi 2 mld euro ishte një lejtnant i Olsi Ramës. Sot janë qindra call center që mashtrojnë dhe vjedhin qytetarët europianë. Bitcoini, e ka familja Rama. Mos harroni kurrë një deklaratë të Ardian Çelës, në parlament. energjinë kuçedra e energjisë janë 2, shtëpitë e barit dhe shtëpitë e bitcoinit. Janë ekskluzivitet patronazh i Edi Ramës.

Kjo situatë dramatike ku krimi vendos. Psikologjia e kriminelit po bëhet psikologji e lavdërueshme. Kurrë një shoqëri e lirë, nuk mund ta mposhtim kurrë banditët, vetëm në një rrethanë kur ata kanë prapa shtetin.

Një situatë ku krimi dhe mafia, ka penetruar në nivelet më të larta. Skandali me Diellën që nuk ka një nivel të vetëm të urtësisë artificiale. Qoftë dhe një element të vetëm.

Ne me programin tonë kam bindjen më të madhe se do rikthejmë në Shqipëri shtetin ligjor, do presim me gërshërë e çelikta të ligjit të gjitha lidhjet e krimit me pushtetin. Do godasim me forcën më të rreptë të ligjit, krimin. Me një agjenci të veçantë do konfiskojmë të gjitha pasuritë e krimit. Do pastrojmë institucionet nga krimi.

Do rivendosim si prioritet absolut sigurinë e jetës, veprimtarisë, të të dhënave të qytetarëve shqiptarë. Do qëndrojmë kundër terrorizmit. Do vendosim lidhjet më luajale më të gjitha agjencitë ndërkombëtare.

barit Berisha konfiskojme krimit pasurite
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.