Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

500 euro më shumë për deputetët? Gjermanët shpërthejnë kundër rritjes së pagave në Bundestag

10:38 / May 18, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3439
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetët gjermanë në Bundestag do duhet të marrin më shumë para nga korriku, një rritje dietash që është e lidhur automatikisht me zhvillimin e pagave – por shumica e qytetarëve e refuzojnë këtë hap.

Sipas një sondazhi planet refuzohen dukshëm nga popullsia. Në një sondazh të YouGov, të porositur nga Agjencia Gjermane e Shtypit, 85 për qind e të anketuarve u shprehën për heqjen dorë nga rritja e dietave. Vetëm 7 për qind ishin për ruajtjen e saj, ndërsa 8 për qind ishin të pavendosur.

“Sinjal i gabuar politik”

Mbështetja për një pezullim të ri ishte më e larta te përkrahësit e AfD-së, me 93 për qind. Por edhe simpatizantët e SPD-së dhe të CDU/CSU-së votuan qartë për heqjen dorë nga rritja, përkatësisht me 87 dhe 85 për qind. Në sondazh u theksua se deputetët mund të vendosin gjithashtu ta pezullojnë rritjen – ashtu siç ndodhi në vitin 2020 gjatë pandemisë së koronavirusit, ku rritja e dietave u pezullua. Sipas parashikimit paga mujore e 630 deputetëve do duhej të rritej më 1 korrik me 497 euro, duke arritur rreth 12.330 euro, një rregullim automatik, bazuar në zhvillimin e pagave dhe i përcaktuar në ligjin për deputetët

Aktualisht brenda Bundestagut ka konsensus për ta ndalur rritjen e dietave këtë vit. Për këtë angazhohet, përveç opozitës nga të Gjelbrit, e Majta dhe AfD, edhe grupi parlamentar qeverisës i SPD-së. SPD është shprehur qartë për pezullim, duke e konsideruar rritjen prej rreth 500 eurosh në muaj, në kohë kursimesh, si “sinjal të gabuar politik. Drejtuesi, Johannes Fechner, deklaroi për Agjencinë Gjermane të Shtypit se rritja prej gati 500 eurosh në muaj, në kushtet e diskutimeve të ashpra për kursime, do të ishte “sinjal i gabuar politik”.

Fraksioni i Unionit ende nuk ka marrë një vendim. Mekanizmi ekzistues, sipas drejtuesit të parë parlamentar Steffen Bilger (CDU), siguron transparencë dhe qartësi. “Propozimi për ta pezulluar këtë mekanizëm në mënyrë të jashtëzakonshme ka ardhur edhe nga radhët e CDU/CSU-së”, tha ai. Për këtë çështje priten diskutime në organet e fraksionit dhe me partnerin e koalicionit.

deputetët gjermanët Kundër pagave rritjes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.