Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Një bankë e re turke hyn në Shqipëri – BSH miraton dhënien e licencës

20:32 / May 18, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zirat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Banka e Shqipërisë ka vendosur më në fund të licencojë bankën bujqësore turke Ziraat, pas disa muajsh nga dhënia e miratimit paraprak.

Sipas njoftimit të Bankës Qendrore, në mbledhjen e datës 6 maj 2026, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të miratojë dhënien e licencës për ushtrimin e veprimtarisë bankare dhe financiare degës së bankës së huaj “Ziraat”.

Në gusht 2025 u dha miratimi paraprak nga Banka e Shqipërisë për licencimin e Ziraat.

Në përputhje me dokumentacionin e paraqitur në Bankën e Shqipërisë, është shqyrtuar aplikimi i Ziraat për pajisjen me licencë për ushtrimin e veprimtarisë bankare dhe financiare.

Ajo do të ushtrojë veprimtaritë bankare dhe financiare, në përputhje me kushtet dhe kërkesat e licencës së miratuar nga Banka e Shqipërisë.

“Ziraat Bank” është një bankë tregtare që operon në Republikën e Turqisë prej vitit 1863, me licencë të vlefshme bankare dhe leje operimi nën mbikëqyrjen e Agjencisë së Rregullimit dhe Mbikëqyrjes Bankare. Jashtë territorit të Turqisë, aktiviteti i saj shtrihet edhe në disa shtete të tjera, si: Mbretëria e Bashkuar, Bullgaria, Greqia, Kosova, Qiproja Veriore, etj.

Aktualisht, në vendin tonë operojnë 12 banka, shumica prej tyre me kapital të huaj dhe një pjesë më e vogël me kapital vendas. Njera prej tyre u licencua se fundmi, Jet Bank, banka e pare digjitale ne Shqiperi. Gjatë 2024, Banka Ziraat paraqiti një kërkesë pranë Bankës së Shqipërisë për licencimin e degës së saj të parë në Tiranë. Ziraat do të jetë banka e dytë me kapital turk në Shqipëri.

Një bankë e tillë është e specializuar për huadhënien ndaj bizneseve që operojnë në fushën e bujqësisë, ndaj pritet ta rrisë më tej mbështetjen financiare ndaj këtij sektori.

banke bsh miraton licencen Shqiperi turke
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve

15:24 / August 31, 2026

Fundjava e fundit e gushtit, kolona automjetesh në Morinë nga fluksi i qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë

10:16 / August 29, 2026

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, prezantohet projekti në Lezhë

17:00 / August 26, 2026

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruajnë marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive

14:15 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.