Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia liron tre të rinjtë shqiptarë

12:15 / May 19, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3550
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre personat e ndaluar pas përplasjeve fizike gjatë protestës së studentëve në Shkup, janë lënë të lirë nga policia shkruajnë mediat në Maqedoninë e Veriut.

Të rinjtë u liruan pas identifikimit dhe marrjes së deklaratave, por duket nuk kanë shpëtuar nga masat për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Incidenti ndodhi pak para se protestuesit studentë të mbërrinin përpara Ministrisë së Drejtësisë.

Dyshohet se përplasja nisi pas një provokimi nga ana e një të riu maqedonas, çka solli reagimin e dy të rinjve shqiptarë. Ndërkohë, njëri nga organizatorët e protestës, Mevlan Ademi, bëri thirrje për zbatimin e plotë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, duke theksuar se çdo devijim apo miratim i ligjeve të reja që nuk harmonizohen me këtë ligj përbën kthim prapa për shqiptarët.

Ai deklaroi se kërkesat e studentëve duhet të mbështeten në ligjin ekzistues dhe jo të kërkojnë krijimin e mekanizmave apo komisioneve të reja. “Nëse studentët maqedonas kanë 10 provime në gjuhën maqedonase, ne nuk kërkojmë 10 komisione apo 10 ligje të reja, por vetëm një zgjidhje që bazohet në ligjin aktual”, deklaroi ai.

Një ditë më parë, në Shkup u mbajt protesta e dytë e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës dhe provimet e tjera shtetërore të mund të jepen edhe në gjuhën shqipe.

Protesta shkup studentëve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.