Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Salianji, letër partive të djathta: Në PD po asgjesohen standardet demokratike dhe pluralizmi

13:36 / May 19, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3561
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidati i përjashtuar nga gara në PD Ervin Salianji i drejtohet me një letër grupimit të Partive Popullore Europiane, ku shpreh shqetësimin për bllokimin e garës për kryetar, mosrespektimin e statutit të partisë dhe përjashtimet arbitrare të kandidatëve. Salianji thotë se në PD po asgjësohen standardet demokratike dhe pluralizmi i brendshëm.

Salianji thekson se: “Çështja nuk është një kandidim individual, por mbrojtja e standardeve demokratike, pluralizmit të brendshëm dhe kredibilitetit institucional të partisë më të madhe opozitare në Shqipëri.”

Në komunikimin drejtuar PPE-së dhe liderëve të partive simotra europiane, ai nënvizon se Partia Demokratike, si pjesë e familjes politike europiane, duhet të jetë model i demokracisë së brendshme dhe jo simbol i mbylljes, përjashtimeve dhe interesave personale.

Në letër evidentohet gjithashtu fakti se kandidaturat për garën e brendshme u penguan në mënyrë faktike,  zyra përgjegjëse për dorëzimin e dokumentacionit nuk funksionoi brenda afatit;
mbështetës dhe kandidatë u përjashtuan pa vendime formale dhe pa argumentim statutor, nuk u respektua neni i statutit që parashikon dorëheqjen e kryetarit pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare.

Salianji kërkon nga PPE dhe drejtuesit e partive të djathta europiane një angazhim parimor dhe konstruktiv për të inkurajuar dialogun, respektimin e normave statutore dhe ruajtjen e standardeve demokratike brenda Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ai rithekson në fund të letrës angazhimin e tij për vlerat europiane, demokracinë, shtetin e së drejtës, pluralizmin dhe integrimin europian të Shqipërisë.

Nga ana tjetër vetë Berisha dukej jo pak i shqetësuar për këtë letër, në konferencën për mediat ai tha se Salianji mund të cojëletra sa të dojë, është i vetëpërjashtuar.

“Ai që shkruan letër është një i vetëpërjashtuar nga kjo parti. Por ai natyrisht ka të drejtat e tij, mund të shkruajë letra ku të dojë, është i lirë. Sikundër është i lirë t’i drejtohet organeve të partisë, gjykatës së partisë, ku të shprehë ankesën, megjithëse ai u vetëpërjashtua, zgjodhi vetë vetëpërjashtimin” tha Berisha.

djathta letër partive Salianji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të tjera ndryshime në PS? Rama mbledh sot deputetët dhe ministrat

08:02 / September 3, 2026

Vijojnë ndryshimet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin Blendi Sulaj

15:15 / September 2, 2026

Rama paralajmëron ndryshimin e inspektimeve  pas takimit me ministren Ibrahimaj dhe kryeinspektorin Sulaj: “Gjoba është arma e fundit, jo e para”

13:19 / September 2, 2026

Evis Sala jep dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë

13:03 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.