Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Tabaku nga Gjermania: Integrimi europian nuk bëhet me propagandë, por me institucione të forta dhe reforma reale

20:20 / May 19, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jorida tabaku1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është përzgjedhur nga qeveria gjermane së bashku me dy deputetë të mazhorancës për një tur takimesh dhe diskutimesh në Gjermani, të fokusuar tek procesi i integrimit europian të Shqipërisë.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se procesi i integrimit europian nuk mund të reduktohet në propagandë apo në hapje kapitujsh në letër, por kërkon institucione të forta, ekonomi tregu dhe reforma reale.

Sipas saj, Shqipëria ka kaluar muaj të rëndësishëm në një “udhëkryq” për sa i përket rrugës europiane, ndërsa nënvizoi se tërheqja e investimeve të huaja lidhet drejtpërdrejt me forcimin e shtetit ligjor dhe garantimin e konkurrencës së lirë.

Në fund të reagimit të saj, Tabaku deklaroi se integrimi europian kërkon mbi të gjitha vullnet politik, duke shtuar se opozita e ka treguar këtë vullnet, ndërsa sipas saj qeverisë i mungon serioziteti për të çuar përpara reformat reale që kërkon Bashkimi Europian.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se procesi i integrimit europian nuk mund të reduktohet në propagandë apo në hapje kapitujsh në letër, por kërkon institucione të forta, ekonomi tregu dhe reforma reale.

Sipas saj, Shqipëria ka kaluar muaj të rëndësishëm në një “udhëkryq” për sa i përket rrugës europiane, ndërsa nënvizoi se tërheqja e investimeve të huaja lidhet drejtpërdrejt me forcimin e shtetit ligjor dhe garantimin e konkurrencës së lirë.

Fjala e Tabakut:

“Pas dy ditësh intensive takimesh në Bundestag, në Kancelari, në Ministrinë e Jashtme, me organizata biznesi, me shoqata gjyqtarësh dhe me think tank-e, për të diskutuar mbi procesin e integrimit europian, që është bërë sot kryefjalë edhe për faktin se Shqipëria për pesë muaj të gjatë ka qenë në një udhëkryq.

Rruga e integrimit kalon përmes institucioneve të forta. Tërheqja e investimeve të huaja kërkon institucione të forta, kërkon reforma ekonomike që sot, fatkeqësisht, nuk janë kryer. Kërkon njëkohësisht ekonomi tregu dhe garë.

Nga ana tjetër, rruga e integrimit kalon edhe përmes parlamentarizmit. Përmes debatit, kontrollit dhe institucioneve që duhet të jenë gardiane të ligjit, për të ruajtur demokracinë, për të luftuar korrupsionin dhe njëkohësisht për të luftuar krimin e organizuar.

Nuk ka asnjë garanci tjetër për ta ndërtuar Shqipërinë. Nuk ka asnjë kompromis tjetër për ta ndërtuar Shqipërinë, përveç procesit të integrimit.

Ky proces kërkon së pari vullnet politik, të cilin opozita e ka treguar, por fatkeqësisht kjo është ajo që qeverisë i mungon.”

europian gjermani Integrimi reale tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.