Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Bordi i Paqes i kërkon KS të ushtrojë presion për çarmatim të Hamasit

08:35 / May 20, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3578
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bordi i Paqes, i krijuar për të mbikëqyrur armëpushimin në Gaza, do t’i kërkojë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të ushtrojë presion mbi Hamasin që të çarmatoset, sipas AP.

Sipas një raporti që pritet të diskutohet në Këshillin e Sigurimit, refuzimi i Hamasit për të dorëzuar armët mbetet pengesa kryesore për zbatimin e plotë të marrëveshjes së armëpushimit.

Raporti thekson se rindërtimi i Gazës nuk mund të nisë pa çarmatosjen e grupeve të armatosura.

Dokumenti argumenton se dorëzimi i armëve është kusht thelbësor për tërheqjen graduale të forcave izraelite, krijimin e një administrate civile palestineze dhe avancimin e procesit drejt vetëvendosjes dhe shtetësisë palestineze.

Kreu i Bordit të Paqes, Nickolay Mladenov, ka deklaruar se armëpushimi i hyrë në fuqi në tetor ka ngecur pikërisht për shkak të mosmarrëveshjeve mbi çarmatosjen e Hamasit.

Sipas tij, kjo çështje është vendimtare për përparimin e të gjitha elementeve të planit të paqes.

Nga ana tjetër, Hamasi e ka kundërshtuar raportin, duke e cilësuar atë si të njëanshëm dhe duke akuzuar Izraelin për moszbatim të detyrimeve të marra në fazën e parë të armëpushimit.

Organizata palestineze pretendon se kufizimet në hyrjen e ndihmave dhe materialeve për rindërtim vazhdojnë të rëndojnë situatën humanitare në Gaza.

Raporti evidenton gjithashtu se shkeljet e armëpushimit vazhdojnë pothuajse çdo ditë.

Ndërkohë, kushtet e jetesës në Gaza mbeten shumë të vështira për rreth dy milionë banorët e saj, ndërsa përpjekjet për rindërtim dhe stabilizim politik vazhdojnë të pengohen nga mungesa e një marrëveshjeje përfundimtare mes palëve. 

Bordi i paqes çarmatim hamas Këshillit të Sigurimit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.