Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lamallari: Kontrolle intensive në terren kundër ndërtimeve pa leje, 67 masa administrative në një muaj

10:47 / May 20, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3591
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari bëri të ditur sot se janë intensifikuar masat për parandalimin e ndërtimeve pa leje në territor, ku vetëm muajin e fundit janë vendosur 67 masa administrative.

Gjatë një konference për shtyp, Lamallari u ndal te masat e shtuara për kontrollin e territorit, ndërsa theksoi se masat e administrative të vendosura gjatë këtij muaji arrijnë në shifrën e 122 milionë lekëve.

Lamallari iu referua dhe goditjes së një rasti të dyshuar të paligjshmërisë në Sarandë, ku punonjës të Policisë u bënë palë me krimin duke neglizhuar kryerjen e detyrës dhe duke cenuar interesat kombëtare.

“Mbrojtja e territorit është pasuri kombëtare. Ndaj duhet një hetim i thelluar mbi përgjegjësinë institucionale të gjithsekujt që ka pasur detyrën për të vepruar dhe nuk e ka bërë këtë”, tha Lamallari.

Në këtë drejtim, ministri informoi se IKMT ka intensifikuar masat për parandalimin e ndërtimeve pa leje dhe kundër krimeve mjedisore përmes kontrolleve të vazhdueshme në terren, monitorimit të zonave me risk të lartë si dhe bashkëpunimit me institucione të tjera.

Sipas tij, “po përdoren teknologji të avancuara përfshi edhe dronë dhe kamera jo vetëm për të parandaluar por dhe evidentuar të gjitha rastet e shkeljeve”.

“Gjobat kalojnë edhe në referim dhe përgjegjësi penale për të treguar se mbrojtja e territorit është prioritet absolut. Kushdo që tradhton uniformën do të përgjigjet para ligjit”, tha Lamallari.

lamallari ministri i Brendshëm pa leje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.