Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Karakaçi: Do vlerësojmë ecurinë e çmimeve të karburanteve dhe marrjen e masave për transportin publik

13:48 / May 22, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi deklaroi sot se qeveria do të vijojë mbështetjen për sektorin e transportit, ndërsa paralajmëroi takime të reja me shoqatat për të vlerësuar ecurinë e çmimeve të karburanteve dhe nevojën për masa të mëtejshme.

Në konferencën e sotme për shtyp duke folur për kërkesat e Shoqatave të Transportit, Karakaçi tha se Këshilli i Ministrave miratoi dy javë më parë  subvencionimin me 50 lekë për litër.

Lexo edhe :

[custom-related-posts]

“Ky subvencionim erdhi edhe si rrjedhojë e bisedimeve me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, por edhe ministrit të Financave, Petrit Malaj me Shoqatat e Transportit lidhur me masat menaxhuese dhe mbështetëse, që mund t’i jepeshin dhe mund të jepen për subjektet dhe grupet e interesit për shkak të rritjes së çmimeve të naftës”, vuri në dukje Karakaçi.

Ne, vijoi Karakaçi, u angazhuam që kjo masë mbështetëse të ishte 50 lekë për litër, e cila u miratua.

“Gjithashtu u angazhuam që pavarësisht kohës së miratimit që u miratua në maj si masë mbështetëse ne do e kishim fillimin e aplikimit që nga muaji mars. Ajo çfarë mund të them në këtë moment është që patjetër ne do ulemi përsëri me Shoqatat e Transportit. Do shikojmë si do vazhdojnë dinamikat e kësaj situate dhe në ditët e para të qershorit, pasi të shikojmë që ka një relaksim të çmimeve në bursa, por edhe në pikat fundore të karburanteve”, nënvizoi ministri.

Megjithatë, tha Karakaçi, situata është shumë dinamike dhe e ndryshueshme dhe patjetër do t’i gjendemi pranë shoqatës së transportit për çdo kërkesë që do të ketë.

çmimeve ecurinë karakaçi naftës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.