Kreu i PD-së Sali Berisha foli gjatë promovimit të librit “Lule Bore” një manifest politik të ish-drejtuesit të Brain Gain, Andi Mustafajt.
Gjatë fjalës së tij Berisha vlerësoi me nota të larta librin e Mustafajt, dhe theksuar se jetojmë në një regjim që një nga format më të larta të korrupsionit ka atë të gjuhës.
Sakaq, Berisha tha se qytetarët jetojnë në mure burgu mendore të vendosura nga propaganda e këtij regjimi ku është Shqipëria.
Ndërsa theksoi se nuk ka mision më të shenjtë për demokratët sesa lufta ndaj këtij regjimi dhe propagande.
Berisha: Gjenerata e re nuk ka përjetuar diktaturën totalitare. Normal. Nuk ka referencën me kohën e sotme, kjo përbën vështirësi serioze. Unë dëgjoj aktivistët militantët, një problem e kemi, se diskutohet për një realitet që nuk ekziston, sepse krahasohet me realitetin e pluralizmit normal demokratik. Çdo njeri çdo anëtar i thjeshtë, drejtues, mund të ketë sukses vetëm kur realizon cili është realiteti në të cilin operon. Përndryshe, dështimi e pret. Dhe ka një rëndësi të jashtëzakonshëm të njohim realitetin që operojmë. Kryevepër që në kapitullin e parë, bën anatominë e regjimit.
Që në kapitullin e parë libri pa iu referuar Hanah Arendt, Oruell, apo shkrimtarë dhe filozofë të tjerë përshkruan efektet e tmerrshme të keqes banale. Ne e dimë mirë sa e keqe banale ishte ajo që jepej në media. Propaganda në atë kohë glorifikonte të keqen nga mëngjesi në darkë. Sot ku jemi? Sot e thotë bukur Andi, jemi në konfuzion. E keqja banale, është indiferencë e njerëzve ndaj së keqes. Dhe kjo nuk e kemi me kultin e individit, por kësaj here e kemi, me korruptimin e gjuhës shqipe. Kësaj here një propagandë 90% e mediave kontrolluar nga qeveria ka shkatërruar kontratën themelore të qytetarit me kombin që është kontrata e gjuhës. Ku bukës i thuhet bukës, shëndetit i thuhet shëndet.
Kjo propagandë duke përdorur eufemizma, mashtrime të përsëritura për të kundërta e asaj që është realiteti. Arrin në atë që qytetari thotë, as kjo as ajo po rri në punën time. Arrin në atë në të cilën e vërteta është viktimë dhe nuk ka më vlerë. Sepse përdoret gjuha për ta fshehur. Përdoret propagandë e qeverisë. Dhe këtu Andi Mustafa përshkruan konfuzionin dhe cinizmin dy pasojat e kësaj veprimtarie. Ne jemi opozitë në këto kushte. Na vendosën mure. Qytetarëve u vendosen mure. Mure burgu në mendjen e tyre. Zhvlerësohen gjera. Paraqiten kriminelë në ekrane, përdhunues në ekrane. Krerë të organizatave kriminale për të ngjallur dhembshuri. Pasi kanë vjedhur qindra mln.
Pra, leximi i librit, ndalet në këtë konfuzion të mbjellë nga regjimi. Dhe ky është një kontribut i madh. Nuk ka formë më të madhe korrupsioni se korrupsioni i gjuhës. Ne si opozitarë duhet ta kemi të qartë. Nëse nuk luftojmë nga mëngjesi në darkë. Lufta kudër saj është imperativ.
Jemi në kushte në të cilat mund të bëjmë shumë më tepër. PD ka nevojë të ngjitet në nivele shumë më të larta. Ka potenciale për të bërë shumë më tepër. Jemi në diktaturë autoritare dhe nuk ka mision më të shenjtë se lufta ndaj saj. Kur çdo demokrat të ndjehet luftëtarë ditët e këtij regjimi shkurtohen me shpejtësi.
