Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Teknologjia e re ka sjellë lehtësime”, Rama: Do të reformojmë Agjencinë e Kadastrës

13:46 / May 26, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3276 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tirana ka mirëpritur një konferencë rajonale që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor rreth një vizioni të përbashkët për transformimin digjital, sigurinë juridike të pronës dhe integrimin europian.

Në konferencën rajonale, që u mbajt në Tiranë, Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian dhe pas sinjalit jeshil të “IBAR” tashmë vendi po hyn në fazën e mbylljes së tyre.

Kreu i qeverisë nënvizoi rëndësinë e përmbushjes së piketave mbyllëse, përfshirë kapitullin 23, ku bën pjesë edhe e drejta e pronës. Ai u shpreh se teknologjia e re ka sjellë lehtësime të mëdha dhe ka ndihmuar në modernizimin e proceseve shtetërore.

Duke folur për çështjen e pronave, Rama deklaroi se Shqipëria ka kaluar një proces shumë kompleks gjatë 35 viteve të fundit, nga ndryshimi i sistemit të pronësisë deri te sfidat me dokumentacionin dhe vendimet gjyqësore, duke e cilësuar këtë si një nga çështjet më të vështira të tranzicionit.

“Kemi hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe piketat ndërmjetme të përcaktuara dhe tani i futemi fazës së mbylljes së këtyre negociatave. Plotësim i piketave të ndërmjetme nga Shqipëria dhe përcaktimi i piketave përmbyllëse është element thelbësore, sa i takon grupkapitujve të themelorëve, e përfshirë gjithashtu kapitullin 23, që ka të bëjmë me gjyqësorin dhe e drejta e pronës është pjesë e këtij kapitulli. Për vend si i yni, teknologjia e re na ka sjell bekim të vërtetë, sepse na ka lejuar të bëjmë hope. Na ka lejuar ta shohim të ardhmen me një mënyrë krejt tjetër.

Gjatë 35 viteve të fundit na është dashur të trajtojmë një material kaq kompleks sa është realisht një nga vështirësitë më të thella dhe një nga vështirësitë më të thella me të cilat jemi përballur. Kalimin nga një sistem me pronë shtetëror, ku nuk zotërohej prona privat, kaluam në një situatë ku shteti humbi kontrollin mbi territori dhe pati një bum të madh demografik pas regjimit komunist dhe këto lëvizje ndikuan në formësimin e territorit”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se së shpejti do të nisë një reformë e re në Agjencinë e Kadastrës, me synimin bashkimin e funksioneve dhe përmirësimin e eficencës institucionale.

“Së shpejti do të kemi edhe reformën e Agjencisë. Do të sjellim më shumë detyra nën një ombrellë, sepse të pasurit e agjencive të veçanta dhe të ndara nuk e ka ndihmuar procesin, sepse kur agjencitë shkojnë në drejtimet përkatëse ka krijuar më tepër konfuzion dhe ka sjell më tepër telashe. Tani besoj se kemi një ide të qartë dhe mënyrën se si ta formësojmë administratën e pasurive të paluajtshëm nga a-zh, me bashkimin e një sërë agjencish në një dhe pjesa tjetër është të vazhdojmë punën”, tha kryeministri Rama.

kadastra lehtësime Rama teknologjia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.