Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

CEFTA 2026 nën drejtimin e Shqipërisë, çfarë pritet të ndryshojë për bizneset dhe qytetarët?

10:10 / May 28, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4126
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Mbledhjen Ministrore mbi prioritetet e CEFTA 2026, ku Shqipëria, në cilësinë e Kryesisë së radhës, prezantoi vizionin dhe prioritetet për forcimin e integrimit ekonomik rajonal dhe afrimin gradual me Tregun Unik Evropian.

Në fjalën e saj hapëse, ministrja Ibrahimaj theksoi rëndësinë e momentit për Shqipërinë, pas konfirmimit zyrtar të përmbushjes së standardeve të ndërmjetme për Klasterin 1 – “Themeloret”, gjatë Konferencës së 8-të të Anëtarësimit ndërmjet Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë.

Ky zhvillim hap rrugën për mbylljen e negociatave teknike të avancuara, përfshirë Kapitullin 30 që lidhet me tregtinë ndërkombëtare. Gjatë takimit, Ibrahimaj vlerësoi rolin e CEFTA-s si një platformë kyçe për përgatitjen e vendeve të rajonit drejt integrimit në Tregun Unik të BE-së, në përputhje me Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe Planin e Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal 2025-2028.

Në kuadër të Kryesisë shqiptare të CEFTA-s për vitin 2026, Ministrja prezantoi prioritetet e Shqipërisë të fokusuara në krijimin e një CEFTA-je më të ndërlidhur përmes: reduktimit të kohës së pritjes në kufi, avancimit të infrastrukturës digjitale, harmonizimit më të thellë me standardet e Bashkimit Europian dhe forcimit të koordinimit institucional.

Ibrahimaj theksoi gjithashtu rëndësinë e avancimit të nismave SEED+ dhe Green Lanes, harmonizimin e orareve të punës në pikat kufitare, si dhe mundësinë e operimit 24/7 në disa pika strategjike kufitare.

Shqipëria rikonfirmoi mbështetjen për njohjen reciproke të nënshkrimeve elektronike, vulave elektronike dhe rezultateve të testimit të produkteve, si hapa konkretë drejt lehtësimit të tregtisë pa dokumente fizike dhe rritjes së transaksioneve digjitale në rajon.

Gjithashtu, ministrja nënvizoi rëndësinë e njohjes së kualifikimeve profesionale për të lehtësuar lëvizjen e lirë të fuqisë punëtore dhe krijimin e më shumë mundësive ekonomike për qytetarët e rajonit. Në përfundim, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian dhe për punën e Sekretariatit të CEFTA-s në mbështetje të Kryesisë shqiptare.

2026 CEFTA drejtimin Shqipërisë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për median dhe drejtësinë

12:55 / July 18, 2026

Kapet 39-vjeçari në Malësi të Madhe, pritet ekstradimi drejt Spanjës/ Në kërkim për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale

11:15 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.