Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nufi: Porto Romano dhe mobiliteti në Korridorin VIII, projekte madhore për lëvizshmërinë e NATO-s

21:09 / May 29, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ermal nufi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Shtabin Suprem të Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE), ku u prit nga komandanti suprem i Forcave Aleate në Evropë, gjeneral Alexus G. Grynkewich.

Sipas ministrit Nufi, takimi në SHAPE pasqyron partneritetin e qëndrueshëm mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe aleatëve në NATO, duke nënvizuar se Shqipëria mbetet fuqimisht e angazhuar ndaj NATO-s, mbrojtjes kolektive dhe partneritetit transatlantik, në një kohë sfidash në rritje gjeopolitike dhe të sigurisë.

Përgjatë takimit me gjeneral Grynkewich, u vu në dukje roli gjithnjë e më aktiv i vendit tonë në strukturat vendimmarrëse, operacionale dhe strategjike të Aleancës.

“Përfaqësimi i Shqipërisë në nivelet më të larta të komandimit të NATO-s është tashmë një realitet i prekshëm që dëshmon pjekurinë profesionale të Forcave tona të Armatosura dhe besimin që aleatët kanë ndaj Shqipërisë, si një vend që kontribuon aktivisht në sigurinë kolektive euroatlantike. Mbështetja e vazhdueshme e Aleatëve mbetet kyçe për forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse dhe rritjen e gatishmërisë operacionale”, u shpreh ministri Nufi.

Ndër të tjera, Nufi e siguroi gjeneralin Alexus G. Grynkewich se Shqipëria ka si prioritet kryesor modernizimin e vazhdueshëm të Forcave të Armatosura dhe përmbushjen e të gjitha detyrimeve që burojnë nga anëtarësimi në NATO, duke respektuar zotimin e dhënë në Hagë, për investimet në mbrojtje dhe duke avancuar modernizimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Përgjatë bashkëbisedimit, palët diskutuan edhe për bazën detare të Porto Romanos dhe mobilitetin përgjatë Korridorit VIII. Ministri Nufi u shpreh se këto janë disa prej projekteve madhore, për të cilat vendi ynë po bën investime të rëndësishme në infrastrukturën strategjike në forcimin e lëvizshmërisë së NATO-s, ndërveprueshmërisë dhe gatishmërisë operacionale.

Pjesë e bisedës me komandantin e lartë amerikan ishte edhe vendosmëria e Shqipërisë për të rritur kontributin në të gjitha operacionet e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, përfshirë misionin e NATO-s KFOR dhe EUFOR ALTHEA, pasi u vlerësua se rajoni mbetet i ekspozuar ndaj ndikimeve keqdashëse, si dhe ndaj sulmeve hibride dhe kibernetike, çka kërkon vëmendje dhe koordinim të vazhdueshëm mes aleatëve.

Ministri i Mbrojtjes i tha komandantit suprem të Forcave Aleate në Evropë, gjeneral Grynkewich se Shqipëria po përgatitet intensivisht për samitin historik të NATO-s në Tiranë, vitin që vjen.

Shtabi Suprem i Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE) është zemra operacionale e NATO-s, qendra ku ndërthuren planifikimi strategjik, drejtimi operacional dhe koordinimi shumëkombësh i Aleancës.

ermal nufi Korridori VII nato Porto Romano projekte
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.