Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Inteligjenca artificiale, kuadër i ri ligjor për përdorimin dhe mbikëqyrjen e sistemeve

10:51 / May 30, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4306
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria pritet të ketë së shpejti një kuadër të posaçëm ligjor për inteligjencën artificiale (IA), i cili synon të garantojë zhvillimin, përdorimin dhe vendosjen në treg të këtyre teknologjive në përputhje me standardet e sigurisë, transparencës dhe mbrojtjes së të drejtave themelore.

Projektligji “Për Inteligjencën Artificiale”, i hartuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), i cili synon të krijojë rregulla të qarta për përdorimin e sistemeve të IA-së në vendin tonë, duke harmonizuar legjislacionin vendas me kuadrin e Bashkimit Evropian ka dalë për konsultim publik.

Sipas relacionit shoqërues, projektligji parashikon klasifikimin e sistemeve të inteligjencës artificiale sipas nivelit të rrezikut, vendosjen e kërkesave të posaçme për sistemet me rrezik të lartë, si dhe ndalimin e praktikave të konsideruara të papranueshme.

Dokumenti përcakton detyrime për ofruesit, përdoruesit, importuesit dhe shpërndarësit e sistemeve të IA-së, ndërsa parashikon mekanizma për mbikëqyrjen e tregut, vlerësimin e konformitetit, monitorimin pas vendosjes në treg dhe mbikëqyrjen njerëzore të sistemeve.

Një ndër elementët kryesorë të projektligjit është krijimi i “sandbox-eve” rregullatore, që janë mjedise rregullatore testimi, e që synojnë të mbështesin inovacionin dhe zhvillimin teknologjik në kushte të kontrolluara.

Sipas relacionit, mungesa e një kuadri të dedikuar ligjor për inteligjencën artificiale krijon pasiguri juridike për operatorët ekonomikë dhe institucionet publike, si dhe rrezik për cenimin e të drejtave themelore dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Projektligji synon të rrisë sigurinë juridike dhe teknike në përdorimin e inteligjencës artificiale, të forcojë mbrojtjen e qytetarëve dhe konsumatorëve, të nxisë investimet në teknologji dhe të garantojë mbikëqyrje më efektive institucionale.

Në zbatim të ligjit, AKSHI parashikohet të ketë rolin e autoritetit koordinues për inteligjencën artificiale, në bashkëpunim me autoritetin përgjegjës për mbikëqyrjen e tregut, autoritetin njoftues dhe Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Projektligji është hartuar mbi parimet dhe strukturën e Rregullores së Bashkimit Evropian për Inteligjencën Artificiale (AI Act) dhe konsiderohet një hap i rëndësishëm në procesin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me acquis communautaire në fushën e transformimit digjital.

artificiale inteligjenca Kuadër
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për median dhe drejtësinë

12:55 / July 18, 2026

Kapet 39-vjeçari në Malësi të Madhe, pritet ekstradimi drejt Spanjës/ Në kërkim për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale

11:15 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.