Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Shqipëria është më afër se kurrë realizimit të ëndrrës europiane

13:46 / May 30, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4343
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministri, Edi Rama, vlerësoi sot kontributin e socialistëve në transformimin e Shqipërisë dhe i ftoi anëtarët e partisë të ndihen krenarë për rolin e tyre në zhvillimin e vendit gjatë tre dekadave e gjysmë të ekzistencës së PS-së.

Në takimin e zhvilluar në Lezhë për 35-vjetorin e Partisë Socialiste, Rama tha se qeverisja socialiste ka ndryshuar pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe ka afruar vendin me realizimin e objektivit historik të integrimit europian.

“Ishte Partia Socialiste dhe është Partia Socialiste në qeveri sot që ia ka ngritur kokën çdo shqiptari kudo ku është dhe që e ka bërë Shqipërinë, nga ajo dele e zezë që nuk e përfillte askush një dekadë më parë, në një vend që është më afër se kurrë realizimit të një ëndrre historike”, tha Rama.

Ai u kërkoi socialistëve të ndihen krenarë për kontributin e tyre individual dhe kolektiv në historinë e partisë.

“Ndjehuni krenarë për këtë parti, për këtë familje të madhe dhe për gjithçka keni mundur t’i jepni asaj, sepse në fund të ditës është kontributi i çdo individi që bën kontributin e madh”, u shpreh Rama.

Kryeministri tha se Partia Socialiste përfaqëson Shqipërinë europiane dhe qytetare, jo në kuptimin gjeografik të fjalës, por në sistemin e vlerave që mbështet.

“Ne përfaqësojmë Shqipërinë e qytetëruar. Jo në sensin e qytetarëve që jetojnë në qytet apo në fshat, por në mënyrën se si kuptojmë vlerat mbi të cilat ndërtohet shoqëria. Socialistët, progresistët, ata që nuk iu bashkuan dhunës, djegieve të vendit, idesë së piramidave dhe shkatërrimeve, i bashkon Europa në zemër dhe të qenit europian në mendje”, deklaroi Rama.

Ai theksoi se socialistët nuk kanë ndjekur asnjëherë rrugën e hakmarrjes politike dhe nuk janë përgjigjur me të njëjtën gjuhë ndaj sulmeve personale.

“Jo vetëm nuk ia kemi kthyer kusurin askujt me të njëjtat mjete, por kemi pranuar baltën që na është hedhur çdo ditë ndaj nesh personalisht, ndaj familjeve tona, fëmijëve tanë dhe të afërmve tanë. Kurrë nuk më keni dëgjuar të flas për familjet e tyre apo për të afërmit e tyre, sepse kjo nuk është europiane, nuk është qytetare dhe nuk është njerëzore”, tha Rama.

Sipas tij, pikërisht “njerëzillëku” përbën dallimin kryesor mes Partisë Socialiste dhe kundërshtarëve politikë.

“Është njerëzillëku që ndan qartë Partinë Socialiste nga forcat e tjera politike. Është ai që na bën ndërtues dhe jo shkatërrues, që na bën të vetëdijshëm për gabimet tona dhe që na mban alternativën më të mirë për shqiptarët”, u shpreh Rama.

Ai pranoi se qytetarët kanë kritika ndaj qeverisë dhe Partisë Socialiste, por tha se kjo lidhet me pritshmëritë e larta që kanë ndaj saj.

“Jo se shqiptarët janë të lumtur me ne apo nuk i ndjejnë pasojat e gabimeve tona, por sepse e dinë që ka gjithmonë më mirë për të bërë për sa kohë ne jemi në krye të detyrës. Pikërisht për këtë arsye ata vazhdojnë ta shohin Partinë Socialiste si alternativën më të mirë për vendin”, përfundoi Rama.

Kryeministri Rama Shqipëria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për median dhe drejtësinë

12:55 / July 18, 2026

Mohamed Salah pranë Beşiktaşit? Raportimet nga Turqia ndezin entuziazmin e tifozëve

12:45 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.