Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Zvërneci, projekt i jashtëzakonshëm”/ Rama: Do investohen 4 miliardë euro, para të kontrolluara ndërkombëtarisht

10:36 / June 1, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4380
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama reagoi këtë të hënë lidhur me debatet dhe kundërshtitë për projektin turistik të planifikuar në zonën e Zvërnecit, duke mbrojtur investimin që sipas tij do të ketë ndikim të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit.

Gjatë një deklarate publike, Rama theksoi se Shqipëria duhet të synojë të bëhet pjesë e elitës së turizmit global, ndërsa e cilësoi projektin si një investim të jashtëzakonshëm me vlerë 4 miliardë euro.

Kreu i qeverisë u shpreh se investitorët e përfshirë në këtë nismë kanë vepruar në përputhje me procedurat ligjore dhe nën mbikëqyrjen e institucioneve përkatëse.

“Të heq dorë nga ambicia për ta bërë Shqipërinë një vend që të mos ketë zili asnjë vend. Për çfarë më duhet pushteti dhe karrigia, që të qetësoheni ju, që nesër e pasnesër të vazhdoni jetën e qetë. Pasnesër në vend të atij investimi të jashtëzakonshëm që po bëhet atje, të bëhet pjesëtimi i radhës, të bëhet Golemi i radhës. 

Të heq dorë nga vizioni dhe ambicia për ta bërë Shqipërinë që nuk ka vend të hyjë në Ligën e Kampionëve të turizmit global. Të bëj sikur rri këtu në karrige dhe të udhëheq një vend që trembet, që nuk ka frikë të përballet me rritjen e vet. Është Shqipëria e 12 milionë turistëve. Duhet të hyjë tani në elitën e turizmit global që sjell konsumatorë të nivelit të lartë, që sjellin para këtu. 

Një projekt i jashtëzakonshëm, ku investitorë janë bërë bashkë për të investuar 4 miliard euro. Si pronarë të terrenit, të cilin e kanë blerë me para, të mbikëqyrura në mënyrë strikte nga agjencia jonë dhe nga partnerët ndërkombëtarë. Jo nga Izraeli, por nga Katari, që nuk besoj që mund të konsiderohet nga ata që e konsiderojnë veten myslimane, por vetëm myslimanë nuk janë dhe nuk kanë as Allah dhe as Kurhan. Si mund të jem unë njëherë kundër jush dhe kundër vitesh?! Si mund të jenë gazetar greke, në mbështetjen tuaj?! Ka diçka këtu që nuk shkon?!”, tha kryeministri Rama.

projekt Rama Zvërneci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.