Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4583
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekonomia shqiptare mbetet e qëndrueshme pavarësisht  konfliktit në Lindjen e mesme. Një delegacion i fondit Monetar Ndërkombëtar  ka zhvilluar një takim me Guvernatorin Sejko ku ka theksuar se rritja e aktivitetit ekonomik  në vend është e lidhur me  uljen e papunësisë dhe kushtet e favorshme financiare.

“Ekonomia shqiptare vijon të tregojë qëndrueshmëri të mbështetur nga rritja e aktivitetit ekonomik, zhvillimet pozitive në tregun e punës dhe kushtet e favorshme financiare”, tha FMN.

Mbiçmimin e lekut ndaj valuatave të huaja Fondi Monetar Ndërkombëtar e konsideron një zhvillim të lidhur me qëndrueshmërinë e ekonomisë. Aktualisht një euro po këmbehet me rreth 95 lekë.

“Forcimi i Lekut është një fenomen i përcaktuar nga përmirësimet strukturore në ekonominë reale dhe një regjim i lirë i kursit të këmbimit është i dobishëm dhe sjell përfitime për ekonominë shqiptare”,shtoi Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Guvernatori  Gent Sejko prezantoi delegacionin me  zhvillimet më të fundit ekonomike të vendit, duke u fokusuar në ecurinë e çmimeve, zhvillimet në sistemin financiar e bankar, si dhe pritshmëritë lidhur me treguesit ekonomikë në të ardhmen.

Kreu i bankës Qendrore theksoi se politika monetare mbetet e angazhuar t’i ofrojë ekonomisë shqiptare kushte të përshtatshme monetare për kthimin e inflacionit në objektiv.

ecuri Ekonomia Shqiptare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FMN rishikon me rritje ekonominë shqiptare/ Gjatë vitit 2026 parashikohet një rritje me 3.5%, ulet inflacioni

14:24 / October 13, 2026

Nga vezët te qumështi, vaji dhe mielli, të gjitha uljet e produkteve të shportës në “KURSE”

14:54 / October 12, 2026

Në 2027-ën buxheti i Ministrisë së Bujqësisë shkon 180 mln €! Do vijojë kompensimi i TVSH me 10% për fermerët, jepen 32 mln €

18:03 / October 10, 2026

Putin: Shitjet e naftës ruse në SHBA dhe tregjet globale, përfitime për ekonominë botërore

15:41 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.