Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ekuador
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ekuadorin, ku tetë trupa të pajetë u gjetën brenda qeseve plastike në një zonë bregdetare në jugperëndim të vendit.

Sipas policisë, trupat u zbuluan në periferi të qytetit Babahoyo, rreth 60 kilometra në jug të qytetit portual Guayaquil, një nga zonat më të prekura nga aktiviteti i grupeve kriminale të përfshira në trafikun e drogës.

Autoritetet dyshojnë se viktimat mund të jenë tetë persona të raportuar të zhdukur që prej së dielës. Shumica prej tyre besohet se i përkisnin së njëjtës familje.

Ministri i Brendshëm i Ekuadorit, John Reimberg, bëri të ditur se pranë trupave u gjet një mesazh ku përgjegjësinë për krimin e merrte grupi kriminal “Los Lobos”, në kuadër të konfliktit të përgjakshëm me rivalët e tyre, “Los Choneros”.

Të dyja organizatat konsiderohen ndër grupet më të fuqishme kriminale në vend dhe janë të përfshira në trafik droge, zhvatje dhe aktivitete të tjera të paligjshme. Sipas autoriteteve, ato kanë lidhje edhe me kartele ndërkombëtare, veçanërisht meksikane.

Ekuadori është kthyer vitet e fundit në një nga korridoret kryesore të trafikut të kokainës nga Kolumbia dhe Peruja drejt tregjeve ndërkombëtare përmes porteve të tij në Oqeanin Paqësor.

Dhuna në vend vazhdon të përshkallëzohet. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë tre muajve të parë të vitit 2026 janë regjistruar rreth 1.600 vrasje të dhunshme.

Në vitin 2025, Ekuadori shënoi nivelin më të lartë të vrasjeve në Amerikën Latine, me 51 vrasje për çdo 100 mijë banorë, sipas organizatës InSight Crime.

Përballë përkeqësimit të situatës së sigurisë, presidenti Daniel Noboa ka shpallur masa të jashtëzakonshme kundër krimit të organizuar, duke vendosur edhe ndalim qarkullimi gjatë natës në disa provinca të vendit, përfshirë kryeqytetin Quito.

Ndërkohë, në fund të muajit maj, Ekuadori, Argjentina, Bolivia, Peruja dhe Kili njoftuan se do të hartojnë një plan të përbashkët për të luftuar përhapjen e krimit të organizuar ndërkombëtar në rajon.

8 trupa Ekuador pajete qeseve tmerr
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.