Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

22:41 / June 4, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ftuar këtë të enjte në Now, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur dhe nuk e kanë shkelur kurrë më parë Zvërnecin dhe Sazanin, duke qenë se Tare ka qenë ai që i ka shoqëruar për herë parë në këto vende.

Ai tha gjithashtu se personat që i janë futur këtij projekti janë njerëz seriozë dhe se kjo çështje e ka zanafillën te amendamenti i ligjit për zonat e mbrojtura, i miratuar para dy vitesh, në vitin 2024, i cili lejoi që në të gjitha zonat e mbrojtura të mund të kryheshin ndërtime.

“Që të dy ata, po, dhe ata që ishin aty me ta, as nuk e dinin ku binte Zvërneci dhe nuk e kishin dëgjuar për Zvërnecin, as Sazanin nuk e njihnin. Shkuan e panë, ju pëlqeu shumë si ide dhe pastaj më vonë kanë diskutuar. Por po të them që Zvërneci nuk ka pasur njohuri absolutisht, nuk e dinin ato, se kanë shkelur ndonjëherë, nuk e dinin ku ishte. Pra, mendoj unë, ata që i futën atje, i futën pa, me këtë llojin e arrogancës shqiptare që ‘mos ki merak se, e kupton, e zgjidhim ne, por ajo që duhet theksuar shumë është që zanafilla e gjithë kësaj zallamahi është amendimi i ligjit të zonave të mbrojtura që ndodhi para dy vitesh, në 2024-ën, i cili lejoi, lejoi që jo në Zvërnec, por në të gjitha zonat e mbrojtura të Shqipërisë tashmë të futen ndërtime. Mendoj se kjo çështje do kthehet ne problem.

Janë të përfshirë njerëz seriozë, investime shumë të mëdha të cilat absolutisht i duhen Shqipërisë. Absolutisht, domethënë i duhen për anën ekonomike, anën politike, për lidhje, për emrat e markave e të tjera, por nuk i duhen në këtë mënyrë dhe nuk i duhen në zona të mbrojtura. Pra, dhe pse them arroganca? Sepse të gjithë ata që e gatuan këtë çorbë, po të ishin ulur me njerëzit e duhur që të njohin situatën, që janë profesionistë e tjerë e të tjerë, do t’i thonin shumë mirë që zona e mbrojtur është një aset jo për t’u shkatërruar, ti mund të bësh diçka jashtë zonës së mbrojtur, diku tjetër”.

Auron Tare Ivanka Trump kushner sazani zverneci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Kur njerëzit ushtrojnë të drejtat e tyre, kanë ngazëllim”/ Protestat për Zvërnecin, ministri Gogu: Në një shtet ku funksionon ligji…

22:22 / June 4, 2026

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.