Prej tri ditësh kishte humbur çdo kontakt me familjen. Gjendet i pajetë gardisti Flamur Kolmarku, 55 vjeç.
Portalet njoftuan se ai kishte shfaqur kohët e fundit probleme të shëndetit mendor.
Burime pranë spitalit “Xhavit Mara” Burrel bënë me dije se trupi i pajetë u gjet në brigjet e lumit Mat, në afërsi të fshati Zenisht.
Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.
