Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

‘Boom’ i apartamenteve turistike në Shqipëri, kërkesa nuk mban të njëjtin ritëm

09:19 / June 8, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4910
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tregu i apartamenteve turistike në Shqipëri po vazhdon të zgjerohet me ritme të larta. Megjithatë, numri i pronave që po hidhen në treg po rritet më shpejt se kërkesa nga turistët, një zhvillim që po ndikon në ngadalësimin e rritjes së çmimeve dhe në uljen e ritmit të përmirësimit të zënies së tyre.

Gjatë 12 muajve të fundit deri në mars 2026, në Shqipëri kanë qenë aktive mesatarisht rreth 27 mijë apartamente dhe njësi akomoduese për qira afatshkurtër, duke shënuar një rritje prej 19% krahasuar me një vit më parë. Krahasuar me vitin 2019, kur numri i tyre ishte më pak se 6 mijë, tregu ka pësuar një zgjerim shumë të shpejtë.

Pas pandemisë, si kërkesa nga turistët ashtu edhe oferta e apartamenteve turistike u rritën ndjeshëm, me shumë investitorë dhe pronarë që hynë në këtë treg gjatë viteve të fundit.

Edhe pse kërkesa vazhdon të rritet, me një zgjerim prej 18% gjatë vitit të fundit, oferta po rritet pak më shpejt. Të ardhurat e gjeneruara nga ky sektor arritën në rreth 133.7 milionë euro, ose 19% më shumë se një vit më parë.

Kjo prirje po reflektohet te treguesit kryesorë të performancës. Norma mesatare e zënies së apartamenteve turistike arriti në 54%, më e lartë se niveli para pandemisë, por ritmi i rritjes së saj është ngadalësuar dhe në disa periudha ka shënuar edhe rënie.

Edhe çmimet kanë vijuar të rriten, duke arritur mesatarisht në 57 euro për natë, mbi 50% më shumë se para pandemisë. Megjithatë, gjatë vitit të fundit rritja e çmimeve ishte minimale, vetëm 1%, duke treguar se tregu po hyn në një fazë më të ekuilibruar.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se turizmi në Shqipëri mbetet shumë sezonal. Gjatë muajve të dimrit kërkesa është dukshëm më e ulët krahasuar me kulmin e sezonit veror, kur regjistrohet pjesa më e madhe e aktivitetit turistik.

Pavarësisht kësaj, Shqipëria vazhdon të mbetet një nga tregjet me rritjen më të shpejtë të akomodimit turistik afatshkurtër në rajon, ndërsa prona të reja vazhdojnë të hyjnë në treg për të përfituar nga rritja e turizmit në vitet e fundit./monitor

apartamenteve Boom Shqipëri turistike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve

15:24 / August 31, 2026

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, prezantohet projekti në Lezhë

17:00 / August 26, 2026

300 kredi me 0% interes për administratën publike, Ibrahimaj: Ja kur hapen aplikimet

15:55 / August 25, 2026

OBP hap aplikimet për ekspertë të jashtëm dhe laboratorë të akredituar, afati deri më 1 shtator

20:43 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.