Ekonomisti dhe analisti austriak Gunther Fehlinger ka reaguar në lidhje me debatin për investimin në ishullin e Sazanit, duke paralajmëruar se Shqipëria mund të humbasë një mundësi të rëndësishme ekonomike nëse projektet strategjike pengohen nga polarizimi politik.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Fehlinger argumenton se investitorët ndërkombëtarë zgjedhin vende që ofrojnë stabilitet, siguri juridike dhe klimë të favorshme për biznesin. Sipas tij, nëse Shqipëria nuk arrin të realizojë investimin në Sazan, përfitimet ekonomike mund të zhvendosen drejt destinacioneve të tjera konkurruese në rajon, si Greqia.
“Investitorët kanë zgjedhje. Ata zgjedhin stabilitetin para kaosit, sigurinë ligjore para konfrontimit të pafund dhe vendet që mirëpresin prosperitetin”, shkruan ai.
Fehlinger vlerëson se një investim i kësaj natyre mund të sjellë vende të reja pune, të ardhura shtesë për ekonominë.
