Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Brukseli hap thesin për Kievin, 2.8 miliardë euro për Ukrainën

10:20 / June 9, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5003
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkimi Europian i transferoi Ukrainës një këst të ri ndihme financiare me një vlerë afro 2.8 miliardë euro. “Shpejtësia dhe angazhimi i Ukrainës në zbatimin e reformave të rëndësishme e kanë justifikuar këtë pagesë”, deklaroi komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.

Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, tha se fondet do të përdoren për financimin e shpenzimeve më të rëndësishme shtetërore, përfshirë sektorin social dhe atë humanitar.

Sipas Komisionit Europian kjo është pagesa e shtatë në kuadër të të ashtuquajturit instrument financiar Ukraine Facility. Përmes këtij mekanizmi financimi deri në fund të vitit 2027 Ukraina mund të përfitojë deri në 50 miliardë euro.

Ndihmat e mëtejshme pas ndryshimit në Hungari

Që nga fillimi i pushtimit rus në vitin 2022 Bashkimi Europian dhe shtetet e tij anëtare kanë premtuar ndihma me vlerë gati 205 miliardë euro për Ukrainën. Këto përfshijnë mbështetje ushtarake dhe financiare, si dhe ndihmë për refugjatët.

Nga kjo shumë 3,8 miliardë euro janë siguruar nga të ardhurat e krijuara prej administrimit të aseteve të ngrira ruse. Që nga momenti kur në Hungari ka ardhur në pushtet një qeveri e re, janë zhbllokuar disa pengesa. Pas ndryshimit të qëndrimit të Hungarisë është miratuar edhe kredia prej 90 miliardë eurosh dhe po lirohen gjithashtu fonde nga burime të tjera financimi.

Edhe ministrat e Mbrojtjes të vendeve të BE-së po diskutojnë për ndihma ushtarake për Ukrainën./DW

brukseli para Ukrainën
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Forcat izraelite lëshojnë urdhër evakuimi në Libanin jugor, rriten tensionet në kufirin me Izraelin

09:19 / June 9, 2026

Helikopteri ushtarak amerikan rrëzohet në Ngushticën e Hormuzit, shpëtohen dy anëtarët e ekuipazhit

09:01 / June 9, 2026

Tragjedi në Los Angelos/ Babai vret binjakët e tij 10-vjeçarë, më pas i merr jetën vetes

22:59 / June 8, 2026

Trump largohet nga intervista gjatë përplasjes me gazetaren, ja pyetja që e nxori nga vetja presidentin e SHBA

13:02 / June 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.