Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Programi Botëror i Ushqimit ngre alarmin: Mbyllja e Hormuzit po rrit rrezikun e urisë për miliona njerëz

10:00 / June 10, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5079
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përshkallëzimi i konfliktit në Iran dhe mbyllja e Ngushticës së Hormuzit po rrisin rrezikun e urisë për miliona njerëz në mbarë botën, paralajmëron Programi Botëror i Ushqimit (WFP).

Drejtori Ekzekutiv në detyrë i organizatës, Carl Skau, tha se bllokimi i një prej rrugëve më të rëndësishme detare në botë ka shkaktuar rritje të ndjeshme të kostove të karburantit, duke ndikuar drejtpërdrejt në çmimet e ushqimeve.

Sipas tij, operacionet humanitare janë bërë shumë më të kushtueshme, ndërsa furnizimet me plehra bujqësore drejt vendeve të varfra, si Sudani, janë penguar ndjeshëm. Skau theksoi se familjet në vendet më të prekura po përballen me pasoja të menjëhershme. “Kur çmimet e ushqimeve rriten me 20-30%, njerëzit hanë 20-30% më pak”, u shpreh ai.

Situata rëndohet edhe më shumë nga mungesa e fondeve për organizatat humanitare. Programi Botëror i Ushqimit ka regjistruar një rënie të ndjeshme të donacioneve, përfshirë nga Shtetet e Bashkuara, donatori më i madh i organizatës.

WFP kishte paralajmëruar më herët se deri në 45 milionë njerëz të tjerë mund të përballen me uri akute nëse çmimi i naftës mbetet mbi 100 dollarë për fuçi.

Sipas organizatës, edhe nëse Ngushtica e Hormuzit rihapet së shpejti, pasojat ekonomike dhe humanitare të krizës do të vazhdojnë të ndihen për një kohë të gjatë.

Botëror programi ushqimit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tërmet i fuqishëm 7.1 ballë godet Japoninë, lëshohet paralajmërim për cunami

10:54 / July 28, 2026

Zjarret, Macron: Franca përballet me situatën më të vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore

10:29 / July 28, 2026

“Askush nuk është i sigurt”/ Brenda qytetit të pushtuar nga bandat: Lidhjet me mafian shqiptare dhe rruga e kokainës drejt Evropës

10:08 / July 28, 2026

Alarm në Spanjë dhe Francë/ Zjarret e pakontrollueshme detyrojnë evakuimin e mbi 320 mijë banorëve, flakët i afrohen qytetit të Bordosë

07:49 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.