Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

AKU forcon bashkëpunimin me autoritetet holandeze për sigurinë ushqimore, Gjylameti: Përafrojmë standardet me ato të BE-së

13:08 / June 9, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
5ed743b2 ed3c 4296 a75c 826d738a0907
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të procesit të përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian, Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Blerina Gjylameti zhvilloi një vizitë zyrtare në Autoritetin Holandez për Sigurinë e Ushqimeve dhe Produkteve të Konsumit. Në këtë vizitë, ajo shoqërohej nga Ambasadori i Shqipërisë në Holandë, Artur Kuko.

Vëmendje e veçantë iu kushtua inovacionit, dixhitalizimit dhe përdorimit inteligjent të të dhënave, si instrumente të rëndësishme për integrimin dhe optimizimin e proceseve të punës.
Gjatë diskutimeve, Gjylameti u ndal në çështje me rëndësi për forcimin e sistemit të sigurisë ushqimore në Shqipëri, duke përfshirë procedurat për ngritjen dhe funksionimin e laboratorëve, menaxhimin e Pikave të Inspektimit Kufitar, përdorimin e sistemit RASFF, si dhe praktikat e kontrolleve zyrtare, auditimeve dhe marrjes së mostrave.
Po ashtu, u prezantua procesi i kategorizimit të Operatorëve të Biznesit Ushqimor me origjinë shtazore (OBU), si një instrument orientues që mbështet industrinë në përmirësimin e vazhdueshëm dhe përafrimin me standardet evropiane. Në fokus ishte gjithashtu edhe sistemi i pikëzimit për vlerësimin e OBU-ve, i cili synon rritjen e transparencës, përgjegjshmërisë dhe standardeve të sigurisë ushqimore.
Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt shkëmbimit të përvojave më të mira evropiane dhe forcimit të kapaciteteve institucionale në funksion të mbrojtjes së konsumatorit dhe garantimit të sigurisë ushqimore.

AKU autoritetet bashkëpunim gjylameti holandeze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura pret në takim ambasadorin amerikan Eric Wendt

22:34 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Klevis Balliu përfundon në Lanë, filmohet i qullosur duke dalë me vrap

21:55 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.